Skënderbeu fitoi superndeshjen e javës së katërt të Kategorisë Superiore ndaj Flamurtarit dhe tashmë e sheh veten të vetëm në krye të klasifikimit.
Në Vlorë, korçarët triumfuan 0-2, në një ndeshje ku shënuan Blerim Krasniqi dhe Oto John.
Pas javës së katërt, Skënderbeu kryeson me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi, Partizani dhe Flamurtari me 7 pikë, ndërkohë që Laçi dhe Kamza kanë nga 6 pikë secila./a.m.