• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skënderbeu – Mllada Boleslav” shkon me penallti

by A R
03/08/2017 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu dhe Mllada Boleslav i janë drejtuar kohës shtesë pasi të dy takimet, si në Çeki dhe ashtu në Shqipëri kanë përfunduar me të njëtin rezultat, 2-1, në favor të vendsasve.

Në takimin që po luhet në “Elbasan Arena”, pas golit të parë të shënuar nga Janos në minutën e 18-të, fillimisht Sabien Lilaj në fillimin e pjesë së dytë do të barazonte shifrat, ndërsa më pas, Plaku në të 83-ën do të gëzonte të gjithë të pranishmit në “Elbasan Arena” duke dërguar shifrat në 2-1.

Minutë pas Minute

120′ Mbyllet koha shtesë. Ndeshja shkon në penallti.

117′ Membrahtu ka një shans të artë brenda zonës përballë Shehit, por portieri tregon më i shpejtë duke i larguar topin nga këmbët.

114′ Vangjeli tenton një krosim në formë goditjeje nga e djathta, por topi del jashtë.

109′ Donjet Shkodra tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, portieri Divish nuk e kontrollon dot si duhet por arrin ta devijojë në goditje këndi.

109′ Nimaga tenton një krosim nga e majta, por topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në duart e portierit Divish.

107′ Matejovski tenton me një goditje të rrezikshme nga larg, por Shehi e devijon në këndore.

106′ Latifi tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë pranë shtyllës.

106′ Fillon pjesa e dytë e shtesës. Mllada Boleslav luan topin e parë.

105+1′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës.

103′ Plaku tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi bllokohet nga një mbrojtës i Mlladës.

101′ Tifozët e Skënderbeut gjejnë hapësirë për t’i dedikuar një thirrje në kor edhe Ballist Morinës.

97′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, por topi i goditur me kokë nga njëri prej lojtarëve të Skënderbeut devijohet në këndore.

95′ Mici kroson një top të bukur në zonë për Plakun por ky i fundit nuk arrin të godasë me kokë.

91′ Plaku merr një top të gjatë dhe futet brenda zonës, por tentativa e tij drejt portës devijohet në goditje nga këndi.

91′ Fillon pjesa e parë e shtesës. Skënderbeu luan topin e parë.

90+4′ Mbyllet koha e rregullt. Ndeshja shkon në shtesë.

89′ Shtylla i vjen në ndihmë Skënderbeut duke e shpëtuar nga goli i dytë. Maresh pati një mundësi të artë me portën e boshatisur, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

85′ Merr zemër skuadra e Skënderbeut pas golit. Muzaka dhe Plaku ndërtojnë aksione të rrezikshme.

83′ GOOOOL. Skënderbeu kalon në avantazh me anë të Plakut. Sulmuesi merr një pasim në zonë nda Muzaka dhe tenton goditjen e cila devijohet dhe përfundon në rrjetë.

78′ Ndërpritet transmetimi në “Supersport”. Nuk ka sinjal nga Elbasani.

78′ Prikril tenton me një goditje të rrezikshme drejt portës, por Shehi i vëmendshëm grushton topin.

72′ Bën presing lart Mllada duke e ndërlikuar manovrën sulmuese të Skënderbeut.

67′ Lilaj provon të surprizojë nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë portës.

66′ Përhap panik Mllada sa herë del në sulm, por s’ka qartësi në pasimin e fundit.

64′ Hidhet në sulm Skënderbeu që rrezikon me Latifin nga e djathta, por topi përfundon jashtë.

63′ Godet Janosh nga larg, por topi përplaset në këmbët e njërit prej mbrojtësve të Skënderbeut.

62′ Latifi krijon hapësirë me kalimin nga e djathta. Pasimi nuk është i duhuri për Nimagën në qendër.

59′ Fantastik Gavazaj që mbërrin një top të gjatë të Radasit dhe nga fundorja e hedh në qendër. Nimaga nuk e mbërrin, por nuk ka më rrezik.

55′ GOOOOOOL!!! Sabien Lilaj merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe gjuan në të djathtë të portierit ngjitur me shtyllën pingule duke dërguar topin në rrjetë. Barazon Skënderbeu.

54′ Mici fiton penallti për Skënderbeun pas një pasimi të zgjuar nga Gavazaj.

52′ Shpëtojnë mrekullisht korçarët. Vangjeli mbyll një pasim të rrezikshëm.

50′ Skënderbeu zbret me besim dhe ide të qarta. Ka rrjedhshmëri. Pretendojnë edhe për një penallti.

48′ Spektakolar Gavazaj me driblimin në të majtë, por pasimi ishte i gabuar dhe largohet nga mbrojtësit.

46′ Fillon pjesa e dytë. Mllada Boleslav luan topin e parë.

45′ Nxehen gjakrat mes Lilajt dhe Fleishman. Gjyqtari i këshillon të dy lojtarët. Përfundon pjesa e parë.

43′ Pranë golit Skënderbeu. Krosimi i Vagjelit gjen Latifin në zonë, por ku i fundit nuk e devijon siç duhet.

42′ Krosim në formë goditjeje nga Radas, por ngrihet flamuri për pozicion jashtë loje.

40′ Zbret rrezikshëm Mllada, por nuk përfitojnë nga epërsia numerike sepse pasimi është i gabuar.

38′ Spektakolar Latifi me kalimin e tij, por ndalet në hyrje të zonës. Jep frytet spostimi në krahun e djathtë.

36′ Ndryshon pozicionet e Gavazajt dhe Latifit trajneri Daja. Vjen goditja e parë nga këndi.

33′ Fiton terren skuada e Mlladës me faulle dhe goditje nga këndi duke mos e lënë Skënderbeun të dalë nga mesfusha.

24′ Për t’u harruar goditja e Lilajt nga mesfusha. Topi përfundon shumë larg portës.

22′ Tjetër faull për Mlladën. Krosimi këtë herë nuk është i saktë dhe largon Osmani.

18′ Shënon Mllada. Janosh vjen pas shpinës së Micit dhe me një goditje të bukur e dërgon në rrjetë.

14′ Fitojnë terren rivalët, të cilët shtojnë ritmin në drejtim të portës korçare. Osmani vendimtar me largimin e topit.

12′ Orges Shehi spektakolar me ndërhyrjen e tij. Vangjeli u mundua ta ndërpriste aksionin me një top të dytë na fushë, por nuk ia doli. Kërcënojnë çekët.

10′ Pranë golit Nimaga. Latifi depërton mjaft mirë në zonë dhe pastaj pason për mesfushorin. E fortë, por përfundon jashtë.

7′ Faull për ekipin e Mlladës, por nuk shfrytëzohet siç duhet nga çekët. Topi përfundon larg.

4′ Gavazaj jep një top të bukur për Xhejmsin, por sulmuesi nuk e ndjek.

2′ Këmbëngul Latifi në hyrje të zonës, por e rrethojnë 4 kundërshtare. Skënderbeu e nis me vrull.

skenderbeu mllada1

1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

20:00 | SKËNDERBEU – MLLADA BOLESLAV (1-2)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Gavazaj, Xhejms, Latifi

Trajner: Ilir Daja

Mllada Boleslav: Divish, Paushçek, Dagllas, Stronati, Fleishman, Prikril, Janosh, Rada, Fabian, Komliçenko, Matejovski

Trajner: Dushan Uhrin

Gjyqtar: Serhi Boiko (Ukrainë)

(BalkanWeb)

Next Post
Shkodër/ Përfshihen nga flakët disa stalla, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

"Lufta" greke me flakët, plagosen 3 zjarrfikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In