• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu bën revolucion, ja sesi do të jetë ekipi i ri

by Java News
12/07/2016 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetja një vit jashtë Ligës së Kampioneve, si pa sojë e vendimit të UEFA-s, për Skënderbeun ish te pa dyshim lajmi më i keq në këtë pragsezoni që do të sjellë një sërë ndryshimesh të dukshme në klubin bardhekuq.

Por, pavarësisht kësaj goditje të marrë nga UEFA, kampionët e Shqipërisë vijojnë të jenë sërish të fokusuar te kampionati edhe për sezonin e ardhshëm, të bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar nga objektivat e tyre.

Përpos kësaj, duket tepër premtues fakti se bardhekuqtë vijojnë të sigurojnë publikun dhe opinionin sportiv se edhe pas rikthimit nga pushimet që këtë sezon ishin më të gjata, grupi do të jetë i plotë dhe pa ndryshimin më të vogël, duke shmangur kështu frikën për eksod të lojtarëve.

Por, ajo që bie në sy tashmë dhe duket qartë është se Skënderbeu i një sezoni më parë është sa i ngjashëm, aq edhe i ndryshëm me skuadrën e këtij sezoni.

Janë të njëjtat pika referimi në fushë, por me një skemë që pritet të ndryshojë ashtu sikundër ndryshoi trajneri në këtë sezon. Me një bomber të njëjtë si Salihi, por me ndryshime në mesfushë dhe pa kapitenin Bledi Shkëmbi që ishte lideri në fushë i ekipit kampion. Këto janë ndër ndryshimet më kryesore te bardhekuqtë. Por, natyrisht edhe të tjera mjaft të dukshme dhe të rëndësishme.

Trajneri

Ndryshim i madh për Skënderbeun e viteve të kaluara me këtë të këtij sezoni. Për katër vjet, korçarët e kishin të zgjidhur çështjen e trajnerit me një udhëheqës të suksesshëm siç ishte Mirel Josa.

Strikt, i përgjegjshëm për detyrat dhe punët e veta dhe mbi të gjitha një strateg dhe mjeshtër i taktikës e studimit të ekipit në fushë. Por, mbi të gjitha, një trajner fitues me katër tituj radhazi. Ky është ndryshimi më i madh i Skënderbeut të sezonit të ri. Këtë vit vjen Andrea Agostineli, trajneri italian, tipiku i teknikut me skema dhe ide të reja.

Një trajner që pritet të tregojë se çfarë di të bëjë më mirë se paraardhësi i tij, të cilin e shikon si një etalon. Ka fatin e mirë që e njeh futbollin shqiptar dhe sezonin e fundit i hapi shumë punë Josës dhe Skënderbeut me mbrojtjen e titullit.

Lideri

Pa dyshim që nëse mungesa e një personi në fushë, por edhe në tribunë do të ndihet, është ajo e kapitenit Bledi Shkëmbi. Lideri i padiskutuar i Skënderbeut, ai që mbante peshën e madhe të ekipit dhe pa dyshim drejtuesi psikologjik i shumë situatave që klubi ka kaluar.

Skënderbeut do t’i mungojë shumë Shkëmbi si figurë, por ka fatin e mirë që ka në gjirin e vet pasardhësin, kapitenin Orges Shehi. Një lojtar me një karrierë të pasur, mjaft pozitiv dhe mbi të gjitha i qetë dhe lider i ri i ekipit. Pjesëmarrja në Europian me Shqipërinë e ka pjekur akoma edhe më shumë gardianin durrsak duke e kthyer jo vetëm në një kapiten të madh, por edhe në një pasqyrë motivimi të lojtarëve të rinj.

Skema

Nuk është se në këtë pikë Skënderbeu i ri ndryshon shumë nga skuadra e vjetër për vetë faktin se gjatë qëndrimit të Josës në stolin bardhekuq, ekipi ka ndryshuar shumë rreshtimin e lojtarëve në fushë. Josa prej kohësh njihet si një besnik i 4-4-2 klasik që e ka aplikuar gjatë te Skënderbeu, por edhe një përdorues perfekt i 4-3- 2-1, e quajtur ndryshe skema e skuadrës europiane që solli aq suksese në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Agostineli praktikon rreshtimin 4-2-3-1 krahas edhe atij 4-3-2-1, gjë që do të jetë ndryshimi i vetëm i bardhekuqve në rreshtimin e këtij sezoni.

Mbrojtja

Natyrisht që në këtë repart mund ta quajmë se Skënderbeu i këtij viti ka humbur shumë, sidomos nga krahët. Katërshja bazë me dyshen e qendrës Radas-Osmani e në disa raste Jashanica kishte një siguri shumë të madhe kur në krah të tyre luanin emra “të frikshëm” të futbollit tonë si Vangjeli apo Arapi.

Ndërsa tani, Skënderbeu vijon të ketë sërish qendrën e mbrojtjes të palëvizur, por ka ndryshime në krah. Në njërin krah, Idrizaj e në tjetrin Abazi duhet të djersijnë shumë për të siguruar volumin dhe sigurinë e Arapit dhe Vangjelit. Megjithatë, ky repart mbetet ende në ndryshim e sipër pasi është në qendër të merkatos.

Mesfusha

Humbja më e madhe në këtë repart mbetet Bledi Shkëmbi. Regjisori me këmbët e arta të Skënderbeut, por që ka pasardhësin e tij të sigurt në grup, Sabjen Lilajn. Gjithsesi, duket një repart me vlera të qëndrueshme. Largimet e Berishës, Eskuerdinjës, Prognit apo edhe Demës dhe Shabanit janë mbushur me afrimet e Gavazajt, Fukuit, Malajt dhe Musatafës. Rikthimi i Orelesit është një garanci më shumë për Skënderbeun e ri.

Sulmi

Reparti i avancuar mbetet gjithsesi pronë e “mbretit” të golit, Hamdi Salihit. Bomberi edhe për këtë sezon do të jetë pika e referimit të Skënderbeut, ashtu si edhe në sezonin e kaluar. Por, duhet parë se si do të jetë bashkëpunimi i tij me lojtarët e tjerë të sulmit. Olainka një sezon më parë ka qenë pika e fortë për Salihin dhe Skënderbeun, ndërsa tani duket se Boniface (nëse do të qëndrojë zyrtarisht si bardhekuq), por edhe Xhejms së bashku me Plakun do të alternohen ndërmjet tyre.

Talentet

Është një pikë ku Skënderbeu i ri fiton bindshëm jo nga vlera e lojtarëve që ka, por nga numri i shumtë i talenteve që janë gati për një aventurë të re. Berisha dhe Olainka ishin pa dyshim dy xhevahirët e Takajt një vit më parë. Këtë sezon duket se do të jetë radha e Latifit, Lilajt dhe Nimagës të bëjnë të njëjtën gjë, por pa harruar edhe afrimin e Gavazajt, një superlojtar dhe investim i rëndësishëm, si dhe përshtatjen me ekipin të Nafiut që mbetet një talent premtues për Skënderbeun./panorama/a.k

Next Post

Kështu do duket Dielli nëse jemi në planetet e tjera të sistemit tonë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In