Spastrime por edhe afrime. Skënderbeu ka mbyllur merkaton dimërore me një tjetër goditje. Pasi afroi Kwasi Sibon dhe Marko Pervan, emri i fundit është shqiptari Zani Kurti.
I lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare, 25 vjeçari ka luajtur me Ergotelis dhe Episkopi. Roli i tij është mesfushor qendre, por është edhe në ndihmë të prapavijës. Një tips shkatërruesi që do t’i bëjë punë trajnerit Orges Shehi.
Zani i shtohet listës së futbollistëve të tjerë që janë afruar te bardhekuqtë, si Elmir Asani, Shqiprim Taipi, Idriz Toskic, Marko Pervan dhe Kwasi Sibo.