• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënder Gega tregon për sfidën me Anglinë 32 vite më parë: Si shkuam në Londër dhe Ben Minga mbeti jashtë

by Java News
12/11/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që është përballur me Anglinë është edhe Skënder Gega. Ai dallonte si një nga lojtarët më të fortë fizikisht, ku përplasja me të duhej të llogaritej mirë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri kampion me Partizanin në 2019- ën flet për kujtimet e përballjes ndaj “Tre Luanëve”, si dhe gjendjen e Kombëtares shqiptare sot.

Profesor, çfarë përshtypjeje ju ka lënë ndeshja ndaj Anglisë në 1989-ën para 32 vitesh?

“Për kohën që ishte, për situatën kur jetonim, nga çfarë rrethanash vinim ne dhe sa ishte hapësira për të parë matanë kufijve, ishte një ëndërr e madhe për ne të luanim kundër Anglisë. Unë kam pasur fatin dhe privilegjin të isha pjesë e Kombëtares dhe të luaja në atë ndeshje. Përqendrimi ishte i madh, sepse të shkoje nga Shqipëria në Londër ishte ëndërr, ndërsa tani Tirana është bërë aq e madhe, sa ti ke mundësi të shohësh shumë gjëra”.

Po ndjesia e të luajturit në “Uembli” atë kohë si ishte?

“Unë e kam dëgjuar vazhdimisht. “Uembli” është histori, ndoshta edhe Krojfi nuk ka pasur rastin për të luajtur aty. Por, unë personalisht, ndonjë ndjesi të madhe nuk kam pasur. Ishte i frikshëm në pjesën e hapësirës. Ne vinim nga një vend i mbyllur dhe i errët, kështu që nuk kishim përjetuar atë atmosferë. E mbaj mend që ishte spektakolare”.

A kujtoni ndonjë moment pikant nga ajo transfertë?

“Ishte kalvar i gjatë për të shkuar në Angli. Duhet të kaloje shumë teste, pasi nga lojtarët që luanin në kampionatin shqiptar, dëshironin që të vinin të gjithë. Duhet të kishe një performancë të mirë me klubin, që ta fitoje një vend për atë ndeshje. Gjatë rrugës, kishte edhe që kishin ngelur, Ben Minga nuk erdhi në atë periudhë edhe pse ishte kapiten, nuk po kalonte një moment të mirë dhe u vendos të mos vinte. Janë gjëra që mbahen mend, për të ikur aty pastaj, si shqiptarët, me tranzit pa fund, me ato veshjet tona modeste. Megjithatë, ishim me fat, gjithë ai brez që luanim atë kohë”.

g.kosovari

Next Post
Kishin fshehur bombën në altoparlant, vdesin 3 persona në xhami gjatë faljes në Afganistan

Kishin fshehur bombën në altoparlant, vdesin 3 persona në xhami gjatë faljes në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In