• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënder Gega prezantohet tek Kukësi: Jam gati për këtë sfidë, të paraqitemi sa më mirë në Europë

by Ardit Rada
03/08/2020 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri Skënder Gega ditën e sotme. Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi ishte i pranishëm në prezantim, teksa trajneri Gega iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Në lidhje me pozicionin e ri ai shprehet se ishte dëshirë e përbashkët dhe se është gati për këtë sfidë.

“Kam biseduar dy herë me Kukësin dhe dëshira ka qenë e përbashkët. Jam gati për këtë sfidë, nuk kam premtuar asgjë. Kontrata është njëvjeçare. Është sfidë nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shikojmë ndeshjet e Europës. Të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin. Janë larguar disa lojtarë, edhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpunimin. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha, do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, po të shikojmë me qetësi. Asnjë person që është nën kontratë në kampionatin tonë, kurrë se kam çuar në mendje ta kontaktojë”, tha Gega.

Gega thotë se i gjithë ekipi bashkë me të do të punojnë fort e do ti shohin gjërat me optimizëm dhe ngadalë.

“Për kontratën time të flasim pas një viti. Nga paraqitja e një viti me Partizanin me Mariborin kam mësuar shumë. Championsi dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Jam më optimist se ekipi është më i konsoliduar sesa Partizani vjet. Do të punojmë fort, nuk mund të planifikojmë sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash avash. Të jem i sinqertë. Kukësi ishte afër për të dalë kampion, është i rëndësishëm. Futbolli në Shqipëri këtë vit, nuk ka ndodhur më para, është aktivizimi i moshave të reja. Është gjë pozitive që prodhimi jonë po promovohet. Klubi do angazhohet për bllokimin e merkatos. Unë jam teknik dhe nuk merrem me të tilla çështje, por jam i sigurt se nuk do ketë bllokim dhe ta shohim situatën me optimizëm”, tha trajneri i ri i Kukësit.

Trajneri shprehet se Kukësi ishte rival i Tiranës, që doli kampion me meritë dhe se do të bëjë të pamundurën që gjërat të shkojnë sa më mirë.

“Nuk kam preferenca për emrat, shoh vetëm anën teknike. Po punojmë me drejtorin Nexhipi dhe do vijnë lojtarë, por për momentin nuk mund të bëjmë asgjë publike. Jemi në bisedime, po shohim edhe në kampionatin shqiptar. Asnjëherë nuk do të shohim lojtarë që janë nën kontratë. Lojtarët do vijnë me aprovimin tim. Kukësi ka kualitet dhe nuk është e thënë të shoh nga Partizani, pse i kam drejtuar më parë. Sfida jonë është në stërvitje, duhet parë gjithçka me optimizëm. Kukësi ishte rival i Tiranës, që doli kampion me meritë. Sivjet kanë luajtur të rinj në disa ekipe, diçka e mirë. Është pozitive që po luajnë të rinj, kurse ‘Air Albania’ i ka dhënë një imazh të ri futbollit shqiptar. Dështimi i këtij sezoni? Nuk më takon ta bëj unë analizën, por diçka ka munguar. Do i pyes lojtarët, do flas me ta. Po shohim edhe te moshat. Jam ambicioz dhe do bëj të pamundurën që gjërat të shkojnë sa më mirë. Kam besim se së bashku do i arrijmë objektivat”, deklaroi Gega.

/e.rr

Next Post
Situatë e rëndë në Infektiv/ MSH: Shtohen pacientët në terapi intensive, ja sa janë të intubuar

Shtohen shtrimet në dy spitalet COVID, 14 pacientë ndodhen në terapi intensive, 4 të intubuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In