• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skënder Bruçaj dëshmon në gjyqin e imamëve, ata e quajnë “spiun të SHBA-ve”

by A R
08/03/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Skënder Bruçaj ka qenë në cilësinë e e dëshmitarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po gjykohen 9 imamët e vetëshpallur, të akzuar për rekrutim të personave me qëllim për t’i dërguar në luftime dhe akte terroriste në Siri.

Në dëshminë e tij, Bruçaj deklaroi se i kishte vënë në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda një listë me 10 xhami në të gjithë vendin të cilat ishin jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman dhe se imamët që predikonin në to nuk ishin emëruar nga Komuniteti, duke krijuar dyshime mbi frymën e predikimit tek besimtarët. Pikërisht në dy prej këtyre xhamive, në Tiranë vepronin dhe predikonin 9 të pandehurit e këtij procesi, përpara arrestimit.

Ndërkohë që Bruçaj dëshmoi, as më shume as më pak, por thjeshtë letër këmbimin zyrtar me Prokurorinë, të pandehurit që e kishin thirrur, nuk nxorrën asnjë fakt që mund t’u shërbejë pretendimeve të tyre për pafajësi. Përkundrazi, gjatë dëshmisë së tij, kreu i Komunitetit Mysliman është ndërprerë disa herë nga të pandehurit, të cilët nuk kanë kursyer as etiketime, si spiun i dërguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje gjatë këtyre replikave, trupi gjykues është detyruar të nxjerrë nga salla dy nga të afërmit e të akuzuarve, që flisnin nga publiku, ndërsa i pandehuri Gerti Pashja, e ka pyetur kreun e Komunitetit Mysliman, nëse quhet ekstremizëm të predikosh me një libër të vetë Komunitetit Mysliman dhe përgjigjia e Bruçajt ka qenë,  jo nëse predikon në bazë të atij libri.

Ndonëse dëshmia e Bruçajt nuk solli asgjë të re për çështjen, prezenca e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda duket se u shfrytëzua nga të pandehurit për të lëshuar epitete dhe etiketime që nuk kanë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre. TCh

Next Post

Qeveria turke fut nën tutelë edhe agjencinë e lajmeve “Xhihan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In