Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, ka komentuar pak minuta më parë zhvillimet më të fundit politike në vend. Ruci ka nënvizuar se pas një muaji fillon procesi për zgjedhjen e Presidentit, duke nënvizuar se ka nga ata që nuk e duan këtë. Sipas Ruçit është e qartë tashmë se opozita po përpiqëet që të destabilizojë vendin.
“Pas një muaji zgjidhet Presidenti. Ka nga ata që nuk e duan këtë. Kjo që po ndodh me opozitën është përpjekje për destabilitet. U hodh mbrëmë nga cadra edhe teza që të mos ketë zgjedhje”, u shpreh Ruçi. Sipas tij, opozita do që vendi të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe pa president. /Javanews.al
ma.me