• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari/ Ja çfarë planifikon opozita kundër Ramës në parlament, priten tensione

by A R
12/04/2018 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionin e mosbindjes civile opozita do ta vijojë sot në seancë plenare. Pasi kanë bojkotuar për një javë seancën dhe komisionet parlamentare, deputetët e opozitës do të rikthehen në Parlament për të vijuar betejën politike me Kryeministrin Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, janë takuar në selinë blu për të koordinuar aksionin në seancën e sotme. Menjëherë pas këtij takimi, Basha mblodhi grupin e tij parlamentar, ku edhe ka diskutuar për qëndrimin që do të mbahet ndaj Kryeministrit Rama.

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të mos dënuar Kryeministrin Rama për gjuhën e përdorur dy javë më parë në seancë, është i papranueshëm për përfaqësuesit e opozitës. Për këtë arsye, deputetët e opozitës kanë vendosur ta “çojnë” vetë në vend drejtësinë, duke mos lejuar Kryeministrin të flasë në Parlament. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD-së bëjnë me dije se nuk do të ketë një seancë normale në Parlament dhe se Kryeministri Rama nuk do të lejohet të marrë në asnjë moment fjalën në foltore.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se çdo shqiptar është ndier i fyer me gjuhën e përdorur nga Kryeministri për popullin e tij, ndaj edhe është në nderin e opozitës të pamundësojë fjalën e Ramës në seancë. Byroja e Kuvendit vendosi t’i konsiderojë metafora shprehjet e përdorura nga kreu i qeverisë në seancën e dy javëve më parë. Deputetët e LSIsë kërkuan përjashtimin e Ramës nga seanca, por kërkesa u rrëzua.

TENSIONET

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së sqarojnë se seanca e sotme mund të ketë tensione nëse Kryeministri do të kërkojë të sfidojë opozitën. Njësoj si në aktin e parë të mosbindjes civile, në katër akset kryesore të vendit, opozita do të kërkojë lirimin e të arrestuarve në protestën e Kukësit, duke kujtuar se Kryeministri dhe qeveria e tij po arrestojnë qytetarët e pafajshëm, në një kohë që kriminelët dhe të afërmit e Ramës dhe Xhafës janë të lirë.

Deputetët e opozitës do të ngrenë edhe shqetësimin e përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, për të cilën edhe u zhvillua një protestë dy ditë më parë. Partia Demokratike do të mbledhë sot përpara fillimit të seancës edhe njëherë grupin parlamentar, për të përcaktuar përfundimisht aksionin e saj politik në seancën e sotme. Me interes pritet të jetë qëndrimi që do të mbajë Kryeministri Rama në seancën e sotme. Prezenca e tij në seancë dhe qëndrimi që do të mbajë ndaj kërkesave të opozitës do të jenë përcaktuese për mbarëvajtjen e seancës plenare.

Në rendin e ditës nuk janë parashikuar ligje që të kërkojnë debate të forta, ndaj edhe e gjithë vëmendja do të jetë tek aksioni opozitar dhe qëndrimet e qeverisë. Sipas rendit të ditës në Parlament, në diskutim do të jetë raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Entit Rregullator të Ujit, së bashku me dy marrëveshje./Panorama/a.m.

Next Post
Chielini nuk përmbahet para madrilenëve: E bletë arbitrin?

Chielini nuk përmbahet para madrilenëve: E bletë arbitrin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In