• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari i ri i opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve shkel Kushtetutën, ja neni që e ndalon

by A R
17/03/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Lulzim Basha përsëriti tezën për një shtyrje të mundshme të datës së zgjedhjeve, një kërkesë që duket e motivuar pikë së pari nga mosorganizimi dhe mospërgatitja e Partisë Demokratike për të dalë në zgjedhje në 18 qershor.

Pavarësisht arsyeve që përligjin kërkesën e opozitës, ligjet në fuqi parashikojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve vetëm nëse plotësohet një kusht i vetëm: futjen e vendit në luftë brenda tre muajve që mbeten deri në datën e votimit.

Të paktën, kjo është ajo që thotë Kushtetuta, e cila sanksionon gjendjen e luftës, si të vetmen arsye për të shtyrë përtej katër viteve mandatin e skaduar të një qeverie.

Nëni 65 i Kushtetutës specifikon se “Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”.

Është neni 66, ai që specifikon përjashtimet nga ky rregull. “Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu”. Kushtetuta nuk njeh asnjë arsye tjetër për shtyrjen e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, afati i mbajtjes së zgjedhjeve përcaktohet qartë në Kodin Zgjedhor. Neni 8 i këtij Kodi përcakton se: “Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”.

Me zgjedhjet e vitit 2013 që u zhvilluan në datën 23 qershor, në përputhje me specifikimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, harku kohor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të përgjithshme shtrihej nga 15 marsi në 30 qershor, e Presidenti Nishani dekretoi nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit datën e zgjedhjeve në 18 qershor.

Në këto kushte, vetëm dorëheqja e papritur e kësaj qeverie (çka do të afronte datën e zgjedhjeve) apo shpallja e luftës nga ana e Shqipërisë apo nga ana e një shteti të dytë ndaj Shqipërisë, mund të ndryshojë 18 qershorin si data në të cilën shqiptarët do të votojnë për mandatin e ardhshëm qeverisës./Lexo.al/

Next Post
Anëtari i bandës së Durrësit kërkon heqjen e burgimit të përjetshëm, ja vendimi i Kushtetueses/EMRI

Anëtari i bandës së Durrësit kërkon heqjen e burgimit të përjetshëm, ja vendimi i Kushtetueses/EMRI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

December 19, 2025
Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

December 19, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni!

December 19, 2025
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

December 19, 2025
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In