• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari i PD për djegien e listave të kandidatëve të PS e LSI, gati ankimimi në Kolegj për afatin

by A R
02/05/2017 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të shikojë mundësinë për t’i kërkuar Kolegjit Zgjedhor rrëzimin vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin dhe miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 15 subjekteve të tjera zgjedhore, me pretendimin se listat janë dorëzuar në KQZ pas përfundimit të afatit ligjor.

Përfaqësues të opozitës kanë bërë më dije për Shqiptarja.com se, Partia Demokratike pritet të vendosë në lëvizje gjykatën e zgjedhjeve, e cila do të thotë fjalën e fundit sa i takon pretendimeve të kundërta të palëve për afatin e dorëzimit të listave.

Për ‘djegien’ e listave të PS dhe LSI, Partia Demokratike ka një pikë të fortë mbështetjeje në Kolegjin Zgjedhor. Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, i cili mund të shndërrohet në asin nën mëngë të Partisë Demokratike, për të rrëzuar vendime të rëndësishme të KQZ për administrimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Përzgjedhja e gjyqtarit Gjin Gjoni si anëtar i Kolegjit Zgjedhor krijoi shqetësim në kampin e mazhorancës. Shqetësimi është shtuar në kushtet kur opozita ka paralajmëruar dhe kërkon me çdo kusht prishjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Dhe Kolegji Zgjedhor, shumë shpejt, pritet të jetë para një prove vendimtare. Fillimisht, mbetet për t’u parë nëse Partia Demokratike do të zyrtarizojë ankimimin në Kolegj kundër vendimit për miratimin e listave.

Në rast ankimimi, vendimi i gjykatës së zgjedhjeve do të jetë përcaktues për zgjedhjet e 18 Qershorit. Një vendim i Kolegjit Zgjedhor në favor të opozitës, rrëzon përfundimisht zgjedhjet e 18 Qershorit.

Nëse Kolegjit Zgjedhor rrëzon vendimet e KQZ për miratimin e listave, në zgjedhjet e qershorit do të ketë parti pa lista kandidatësh për deputetë. Pra, zgjedhjet nuk mund të prodhojnë parlament të ri.

Partia Demokratike, që nga fundi i javës së kaluar, ka nisur një betejë të re politike, me qëllim për të tërhequr në rrugën e bojkotit të zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit, edhe Partinë Socialiste, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 15 subjekte të tjera zgjedhore.

Krerët e opozitës pretendojnë se, PS, LSI, PDIU dhe FRD i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 24 orë pasi ka përfunduar afati i parashikuar në ligjin zgjedhor.

Ndryshe nga KQZ, i cili shpalli datën 29 prill si afatin e fundit, kreu i PD Lulzim Basha, deputeti Oerd Bylykbashi dhe tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ, pretendojnë se afati për paraqitjen e listës së kandidatëve ka përfunduar në datën 18 prill, pra 24 orë më përpara. Në këto kushte, opozita ka kërkuar zhbërjen 18 qershorit si datën e zgjedhjeve dhe caktimin e një tjetër date, me anë të një marrëveshjeje politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë para datës 5 maj listat e kandidatëve për deputetë të 17 partive politike, në përputhje me Kodin Zgjedhor. Aktualisht, KQZ, në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore.

Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullsi në dokumentacionin  e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj. I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Gërmimet për të pagjeturit kosovarë në Rashkë do zgjasin shumë

Kosovarët nuk marrin pjesë në gërmimet e varrezave masive në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In