• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari/ Hila paralajmëron: “Partia e Lirisë” e Metës, streha e Berishës nëse i marrin PD-në nga duart!

by Java News
26/07/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV, gazetari Dritan Hila foli për temën më të bujshme që nga dita e djeshme, ndryshimin e emrit dhe logos së LSI dhe vendosjen e kësaj partise sërish në duart e ish-presidentit Meta.

Zoti Hila foli edhe për ndryshimin e emrit dhe logos të LSI në Partia e Lirisë për të cilën tha se largoi çdo element të majtë që mund të gjendej brenda saj. Ai e quajti atë gjithashtu një zgjatesë të Shtëpisë së Lirisë, duke thënë se në të ardhmen mund të shërbente edhe si një strehë e ish-kryeministrit Sali Berisha nëse Gjykata vendoste kundër tij.

“Kemi një rikthim të Ilir Metës i cili mezi priti mbarimin e mandatit presidencial dhe të kthehej në parti me motorë të ndezur dhe të niste projektimin e asaj çka do të jetë tani partia e tij, një parti me logo të re që do të quhet Partia e Lirisë. Kjo është një strategji që në të ardhmen do të tregojë dhe një lloj ndryshimi në qasjen ndaj politikës. Meta e ka shpjeguar që do ketë një qasje ndryshe nga e tanishmja që do bazohet në denoncimet dhe në protesta. Sa do jenë efektive ngelet për t’u parë.

Mendoj që denoncimet bëjnë punë, por deri aty sa sensibilizojnë opinionin publik, por nuk e dëmtojnë shumë pushtetin. Ato që e dëmtojnë janë protestat dhe në këtë pikë atij i dudhet se s’bën një bashkëpunim me PD, e cila ka numrin nevojshëm të protestuesve. Metës i pëlqen të përmendë shpesh popullin e marsit, pro sheshi i protestës ishte i mbushur me protestues. Se sa do dalin ata ta mbështesin Metën kjo ngelet për t’u parë. Ata nuk e kanë fuqinë për ta mbajtur qeverinë në presion të vazhdueshëm. PD ka një problem, që po kalon një krizë. Kemi Berishën që ka fraksionin ë mendohet se është fraksioni më i madh i PD dhe PD zyrtare si dhe partinë e të paangazhuarve që nuk bëjnë pjesë tek asnjëra. Ka dhe një problem pasi mes PD dhe LSI asnjëherë nuk ka rrjedhur një gjak i mirë, nuk e shohin shumë veten tek njeri-tjetri.

Ndoshta me ndryshimin e logos dhe ideve, Ilir Meta bëri një të mirë sepse e largoi partinë nga një imazh i majtë. Faktikisht kjo parti nuk ka më asnjë gjë të majtë në brendinë e saj, por i jep një preje paska nacionaliste. Ndoshta kjo do shërbejë edhe si një strehë për Sali Berishën në të ardhmen, i cilie dhe pse pretendon se PD i takon atij, një vendim gjykate mund t’ia hedhë poshtë këtë retorikë dhe ta detyrojë të kërkojë një strehë që mund të jetë edhe Partia e Lirisë, e cila është një vazhduese e Shtëpisë së Lirisë”, tha Hila./m.j

Next Post
150 mln për futbollistët e Tiranës/ Veliaj: Shpërblimi për lojtarët, jo për presidentët dhe familjarët e tyre!

150 mln për futbollistët e Tiranës/ Veliaj: Shpërblimi për lojtarët, jo për presidentët dhe familjarët e tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In