• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari ‘B’ i opozitës: Po punohet për një projektligj për armatosjen e popullsisë

by Aalison Pearse Stevens
26/04/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Partia Demokratike po përpiqet të hartojë me shpejtësi një projektligj për armët. Ky projektligj duket se më shumë është një skenar rezervë, në lidhje me thirrjet e Berishës për armatosje të popullit. Burime të besueshme brenda PD-së bën të ditur për Javanews, se  disa juristë brenda partisë janë duke u përpjekur të formulojnë një projektligj për pajisjen e popullsisë me armë sipas modelit amerikan.

Dhe kjo tentohet megjithëse cilido shqiptar e kujton tragjedinë që shkaktuan 1 milion armë në duart e popullates pas vitit 1997!

Në këtë projektligj kërkohet të sanksionohet e drejta për blerjen e armëve nga persona që mbushin moshën mbi 21 vjeç dhe që nuk kanë precedent penal. Ky projektligj parashikon që armët e blera duhen mbajtur në shtëpi dhe ndalohet mbajtja e tyre jashtë banesës. Kjo është në vija të përgjithshme përmbajtja e projektligjit i cili më shumë duket si një tentativë për “legalizimin” e armëve të shumë shqiptarëve që i mbajnë nëpër shtëpi, biznese apo që ushtrojnë veprimtari me karakter fitimprurës.

Por projektligji në fjalë më shumë se një përpjekje për të “legalizuar” armët, duket se është një përpjekje juridike për të justifikuar thirrjet e Berishës për armatosje të popullatës. Një thirrje e cila bie ndesh me praktikat ligjore në Europë, ku kërkohet të vendosen kufizime të rrepta për pajisjen e popullatës me armë.

Hartimi i një projektligji për pajisjen e popullatës me armë u artikulua në Kuvend edhe nga deputetë të PD-së. Më shumë se një nismë ligjore, deklaratat e tyre u komentuan si përpjekje për të justifikuar Berishën për thirrjet e tij për armatosjen e popullatës. Nga ana tjetër hartimi i disa pikave të projektligjit nga PD për armatosjen e popullatës, më shumë se një nisëm reale ligjore, duket se është një alibi. Kjo për faktin se nisma është e dështuar që në pikënisje, pasi përpjekja për anëtarësim në BE, do të krijonte përplasje të fortë me Brukselin në këtë pikë. Do të ishim i vetmi vend që shkon me armë të ligjëruara në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, Kushtetuta përcakton qartë se cilët janë institucionet, të cilave u lejohet të mbajnë armë. Ndërsa Kodi Penal e konsideron armëmbajtjen një vepër Penale.

Por edhe sikur të mos mjaftonin këto, pajisja me armë e popullatës, nuk ka asnjë lidhje me bazën ligjore dhe praktikën amerikane në këtë drejtim.

Kushtet në të cilat u ligjërua në SHBA mbajtja e armëve, kishin të bënin me një kontekst historik i cili nuk ka asnjë lidhje me realitetet e sotme. Është pikërisht ligji për armët ai që sot kundërshtohet ashpër në SHBA, pasi është përgjegjës për një sërë masakrash në Amerikë.

Është e qartë se hartimi i një projektligji të tillë është më shumë një “flluskë sapuni”, pasi jo vetëm që nuk ka asnjë shans që të miratohet në Kuvend, por nga ana tjetër një ligj i tillë nuk ka asnjë lidhje me botën e qytetëruar ku duam të përfshihemi. Kjo e bën qartazi  të duket se një projektligj i tillë më shumë po hartohet për alibi. Qeveritë ndërrohet me votë. Dhe për këtë PD duhet të punojë shumë, pasi qytetarët janë dyfish më të pakënaqur prej PD-së sesa me qeverinë, e cila sa vjen e po krijon më shumë pakënaqësi për mënyrën sesi po qeveris.

Armando Meta

Next Post

Shqiptarja që jep lajmet TOPLESS bën çmendurinë e radhës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In