• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skenarët për qeverinë e re/ Haradinaj apo Albin Kurti Kryeministër i ardhshëm i Kosovës?

by Java News
18/06/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, krijuan një situatë të vështirë rreth formimit të qeverisë së re. Asnje koalicion apo parti politike nuk doli fituese  bindëse e zgjedhjeve, me çka janë kushtëzuar koalicionet e reja paszgjedhore, për formimin e qeverisë së re.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, si ftuese në këto zgjedhje, mori më se 34 për qind të votave, e që mund të sigurojë jo më shumë se deri në 40 ulëse në Kuvend.

Por, ky numër, sipas vlerësimeve të analistëve, nuk i mjafton këtij koalicioni ta formojë qeverinë, pavarësisht që si pjesë e saj, në bazë të Kushtetutës, duhet të jenë edhe komunitetet pakicë.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur vetëm nëse merr shumicën e votave (61 vota) të të gjithë deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Analistë të çështjeve politike në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë japin vlerësimet se si mund të arrihet që Kosova të krijojë qeverinë brenda një kohe të shkurtër pa krijuar bllokadë dhe vonesa.

Politologu Ramush Tahiri konsideron se procedurat janë shumë të qarta për krijimin e qeverisë dhe se nëse këto procedura respektohen, atëherë i mundësojnë Kosovës që brenda 45 ditëve ta ketë qeverinë.

“Me Ligj dhe me Kushtetutë dhe me precedentët që i kishim në zgjedhjet e vitit 2014, me mendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas certifikimit të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe zgjedhjen e organeve të Kuvendit dhe verifikimin e mandateve të deputetëve, presidenti i Kosovës, në konsultim me partinë apo koalicionin fitues, në këtë rast me koalicionin PAN, e cakton mandatarin dhe për këtë e njofton Kuvendin e Kosovës”.

“Nëse PAN insiston ende në Ramush Haradinaj si kandidat të saj për kryeministër, atëherë presidenti e dekreton Haradinaj mandatar për formimin e qeverisë”, thotë Tahiri.

Sipas tij, mandatarit më pas i mbeten edhe 15 ditë që të krijojë koalicionin qeverisës.

“Pasi që PAN i ka 38 apo 39 deputetë, e që nuk është e mjaftueshme për të votuar qeverinë, sepse duhen 61 deputetë, ata duhet të bëjnë koalicion nga partitë ose me Vetëvendosjen që i ka 31 deputetë ose me LDK-në që i ka 30 dhe plus komunitetet, që janë 20. Pra, varet çfarë koalicioni të madh mund të bëjë Ramush Haradinaj”, thotë Tahiri.

Në rast se i nominuari nga koalicioni PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk arrint’i ketë 61 vota, atëherë sipas Tahirit, presidenti i Kosovës brenda afatit prej 10 ditësh duhet t’i japë rastin një mandatari tjetër, sipas së njëjtës procedurë.

“Në këtë rast duhet t’i jepet mandatarit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër Albin Kurti. Nëse Kurti arrin që të krijojë qeverinë me LDK-në dhe ka 61 vota dhe nëse aty janë edhe minoritetet joserbe, atëherë bëhen 71 që është e mjaftueshme të votohet qeveria. Në këtë rast Kosova do ta ketë qeverinë në afat brenda 45 ditëve”, thekson Tahiri.

Politologu Tahiri thotë se nëse nuk do të veprohej kështu, atëherë do të kishte anashkalim të demokracisë si dhe shkelje të Kushtetutës që do ta dërgonte vendin në zgjedhje.

Në anën tjetër, Emrush Ujkani, njohës i zhvillimeve politike dhe integruese thotë për Radion Evropa e Lirë se është me rëndësi që zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe rezultati është pranuar nga të gjitha partitë politike.

Se kush do të duhej ta formonte qeverinë, nënvizon Ujkani, është diçka e thjeshtë dhe se këtë duhet ta bëjë ai i cili do të mund të krijojë numrin e mjaftueshëm të deputetëve.

“Rezultati zgjedhor ka prodhuar një situatë të re ku kemi tri parti kryesore që nuk qëndrojnë larg njëra prej tjetrës dhe pashmangshëm ky rezultat e imponon nevojën e koalicionit të madh dhe të qëndrueshëm që do të krijonte stabilitet politik në vendin tonë. Sa do të jenë në gjendje partitë tona që të arrijnë konsensus, është çështje që do të marrë kohë, e ndoshta mund të rezultojë edhe me kriza dhe ngërç politik”, thotë Ujkani.

Sidoqoftë, të dy të nominuarit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, në intervistat dhënë për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se do ta krijojnë qeverinë e re.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj,ka thënë se nuk do të lejohen improvizime dhe se Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet.

“Tash jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe rolin e komuniteteve e të gjithëve në Qeveri. Po ashtu, do të diskutojmë, do të konsultojmë edhe organizime politike ose parti politike shqiptare për ndërtimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Derisa, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në intervistën për Radion Evropën e Lirë ka thënë se nga këto zgjedhje Vetëvendosje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërrua në partinë e parë politike në vend.

“Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individualë, të cilët janë nga koalicioni PAN”, ka thënë Kurti.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve./rel/

a.ç

Next Post
Gjumi jo i mirë dhe ëndrrat sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët

Gjumi jo i mirë dhe ëndrrat sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In