Hashim Thaçi ka mbërritur sërish në Tiranë, për t’u përgjigjur rreth ‘korrigjimit të kufijve’.
Me gjasë ky është thelbi i debatit në studion e Real Story, ku presidenti i Kosovës do t’u përgjigjet gazetarëve Sokol Balla, Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi.
Lajmin e konfirmon vetë Balla, i cili njofton se e enjtja do të sjellë në ekran një debat të fortë.
“Të enjten në Real Story, një debat i fortë me Presidentin e Kosovës dhe panelin e analistëve. Korrigjimi i kufijve me Serbinë. Skenarët e mundshëm. Hashim Thaçi i ka të gjitha përgjigjet. Në orën 21:00 në Vizion Plus” – shkruan Sokol Balla.