• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skenarët e refugjatëve që po studiohen nga autoritetet

by A R
10/03/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa vendet e Ballkanit Perëndimor veprojnë së bashku për të ndaluar valën e refugjatëve në itinerarin e vjetër nëpër Ballkan, Shqipëria po mban negociata me Greqinë dhe Italinë fqinje rreth një fluksi të mundshëm refugjatësh në kufijtë e saj.

Megjithëse Shqipëria nuk ka qenë pjesë e itinerarit të Ballkanit deri më tani, ajo i druhet faktit se dhjetëra mijëra migrantë të mbetur në Greqi, – që me gjasa do të arrijnë një qind mijë refugjatë së shpejti – mund t’i drejtohen kufirit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar pak rreth negociatave që po ndodhin ndërsa samiti europian në Bruksel diskutoi zgjidhjet.

Zv. ministrja e brendshme Elona Gjebrea i tha programit televiziv Top Story të hënën se po mbahen diskutime me Greqinë pa zbuluar detaje.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë mbi refugjatët megjithatë ka diskutime dhe zgjidhja do të vijë brenda kornizës eurpiane”, tha ajo.

Media shqiptare, duke cituar burimet e ministrisë së jashtme greke, thotë se Greqia planifikon të dërgojë mijëra refugjatë në Shqipëri, megjithëse nuk është e qartë se cili do të jetë itinerari nëse kjo ndodh.

Kryeministri italian Matteo Renzi ka thënë se Roma i trembet rigjallërimit të trafikimit të njerëzve në itinerarin e vjetër të Adriatikut, nga Shqipëria nëpër rajonin e Pulias në Itali përmes detit.

Sekretari Italian i Shtetit për Çështjet Europiane, Sandro Gozi, pas një vizite në Shqipëri në fillim të javës, tha të mërkurën se po punonte me Shqipëri për një memorandum bashkëpunimi që do të ndihmojë vendin të sigurojë kufijtë.

“Ka një rrezik që itinerari i Ballkanit mund të bëhet itinerari i Adriatikut, ku përfshihet Shqipëria, Mali i Zi dhe pastaj Italia. Për këtë arsye, ne duam të përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur memorandumin që na lejon të ndihmojmë Shqipërinë,” tha Gozi.

Në dy javët e fundit, policia shqiptare ka intensifikuar patrullimet në kufirin me Greqinë dhe po kontrollohen në mënyrë strikte linjat e rregullta të autobusëve që transportojnë pasagjerë mes dy vendeve.

Kontrolle po mbahen edhe në zonat bregdetare për të eliminuar çdo mundësi të përdorimit të gomoneve nga trafikantët për të çuar refugjatët në Itali.

Në lidhje me kapacitetet pritëse, autoritetet shqiptare kanë identifikuar disa zona që mund të përdoren në rast të fluksit të refugjatëve megjithëse nuk po bëhen përgatitje të tjera./BIRN

Next Post

Alarmohen pasagjerët në avion, gruaja nxjerr fëmijën e fshehur nga çanta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In