• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skenar. Putin…”/ Mediu zbardh telefonatën me Shkëlzen Berishën ditën e Gërdecit: Ja çfarë biseduam!

by Java News
12/01/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv ka folur për masakrën e Gërdecit dhe gjyqin që po zhvillohet për këtë çështje.

Ndalur te telefonata me Shkëlzen Berishën ditën që ka ndodhur masakra, Mediu tha se nuk kanë biseduar Gërdecin por për çështje personale shëndetësore.

Pyetje: A ka patur rol Shkëlzen Berisha në fabrikën e Gërdecit?

Mediu: Pse duhet të më pyesni mua ai ka qenë në gjykatë…

Pyetje: A keni pasur telefonatë me të para dhe pas shpërthimit?

Mediu: Jo s’ka pasur para dhe pas shpërthimit. Ka pasur ditën përpara dhe pas shpërthimit nja 3 orë më pas për një çështje të interesit tim që nuk e përballoja dot në Shqipëri. Ka qenë çështje familjare.

Çfarë do më zgjidhte mua Shkëlzen Berisha? T’i thosha të më hapë telefonin kryeministri. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Pyetje: A do bënit diçka ndryshe nëse do ktheheshit pas?

Mediu: Nga pikëpamja e praktikës nuk do bëjë gjë ndryshe… unë kam respektuar hierarkinë ushtarake skam sjellë nga jashtë skam ndërhyrë kush është kolonel e gjeneral. Kë do pyesja nëse kam hierarkinë ushtarake që më sugjeron diçka dhe të dal e të them që s’duhet bërë kështu. Asnjëherë s’ka pasur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për demontimin në Gërdec. Ministri s’ka qenë asnjëherë në Gërdec s’ka pasur asnjë kontakt me ata që mund të bënin biznesin…

Ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë la të kuptohej që ka dyshime dhe për një skenar rus për shpërthimin e Gërdecit.

“S’kam dashur të futem por meqë po më pyet, ka pasur një ekip amerikan ekspertësh që kanë vlerësuar çka ndodhur. Kanë thënë 5 shkaqe të ndryshme dhe s’kanë vënë gishtin te asnjëra. Saldimi i karrocës është njëra. Djali i të ndjerit Deliu që humbi jetën që pretendohet se ka salduar karrocën ka thënë që unë kam qenë në shtëpi nga ora 12 deri kur ka ndodhur shpërthimi dge babai nuk ka salduar karrocë, unë kam qenë aty. Është një dëshmitar okular…. Jashtë kontekstit eksperrimental është interesi kombëtar.

Troç ne nuk kemi këshill të sigurisë kombëtare. S’kemi analizë të inteligjencës në Shqipëri. Marrim informacione i shikojmë dhe i hedhim në vendin që na takon si informacion kosnfidencial. S’kemi analizë të problemeve që shtron inteligjenca. Jemi vend anëtar i Natos.”

“Unë kam thënë disa gjëra që duhet të kishin interesin e medias dhe të institucioneve. Kam kërkuar në atë kohë që të mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare. Një muaj para Gërdecit unë nuk kam qenë vetëm por me drejtorin e shërbimit informativ të sigurisë… Interesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO binte ndesh me interesat e Rusisë. Sot e kësaj dite vazhdon e njëjta politikë. Ne kemi pasur qejf të merremi me fuqi të mëdha të themi se kemi armiq të mëdhenj se na dukej sikur bënim veten më të mëdhenj.

Unë mendoj se vende që kanë interesa gjeopolitike në rajonin e ballkanit nuk i lënë interesat në dorë të rastësisë. Në mbledhjen e sigurisë në Mynih, Putin përherë të parë doli dhe tha: Naton e kemi kundërshtare. Në 2007. Nuk mendoj se po bënte poezi por është politikë. Dhe sot them armatosja e Serbisë raporti me Serbinë etj vijnë ndesh interesave atlantike të shqiptarëve dhe të rajonit në ballkanit”.

Ai deklaroi se gjatë kohës së mbante postin e ministrit nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare “MEICO” dhe as atë amerikane “SAC”, ndërsa e cilësoi procesin ndaj tij të paligjshëm.

“Procesi ka qenë deri tani i paligjshëm për shkak se është parashkruar. Përveç kësaj palët në gjykatë si prokuroria dhe e akuzuara të trajtohen në mënyrë të barabartë. Na është mohuar e drejta e disa dëshmitarëve të rëndësishëm. Kanë sjellë në gjykatë Gjykata ka dalë në përfundim që shpërdorimi i detyrës nuk ka shkaktuar tragjedi në gërdec. Nëpër dëshmi del që s’ka asnjë përgjegjësi ligjore dhe shpërdorim detyre nga ministri. Ministri ka zbatuar ligjet detyrimet ndërkombëtare vendimet e këshillit të ministrave, për më tepër të ketë vendosur se ku ishte Gërdeci sepse nuk e ka dituar asnjëherë.”/m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Minxhozi: Reforma Zgjedhore, jo e njëanshme. Zgjedhjet do kontestoheshin ende pa nisur. Basha s'është gati...!

Comments 1

  1. Sqepari says:
    2 years ago

    Nje gangster

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In