• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenar destabilizimi!

by A R
20/02/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Leka/

Në një shtet demokratik populli mandaton deputetët për të përfaqesuar interesat e tyre në parlament. Në zgjedhjet e fundit, populli votoi një maxhorancë të qartë ku mandatoi deputetet dhe partinë socialiste të formonte e vetme qeverinë Rama 2. Po cfarë po ndodh sot është që prej disa kohësh po kërkohet të krijohet një precedent i padëgjuar dhe i pandodhur më parë në botën demokratike. Partitë opozitare kërkojnë të djegin mandatet e tyre në parlament. Bashkimi Europian reagoi duke e kritikuar këtë nismë.

Me djegien e mandateve partitë politike kanë 2 kërkesa, e para të rrëzohet qeveria, dmth qeveria të largohet me dëshirën e vete, dhe të dërgohet Kryeministri para drejtësisë, sepse sipas tyre ai është arkitekti i vjedhjes së votes. Partia Socialiste me Kryeministrin Rama e kanë refuzuar kategorisht këtë nismë te tyrë të cilët i akuzon që po e ndërmarrin këtë nisme ektreme për shkak të frikës ndaj reformës në drejtësi, pasi së shpejti mendohet që do të formohen SPAK dhe BKH.

Por qeveritë ne botë rrezohen ose me votë ose me puc shteti. Me votë rrëzohen kur qeveria nuk ka maxhorancën në parlament por kjo maxhorance votati ka. Prandaj e vetmja mënyrë për të rrezuar këtë qeveri mbetet puci i shtetit.

Ka nga ata që thonë që marrin si shembull Italinë ku zgjedhjet mbahen mesatarisht cdo 2 vjet, prandaj nuk ka asgjë të keqë të bëhen zgjedhje të parakohshme. Eshtë e vërtetë që Italia zhvillon shumë herë zgjedhje të parakoheshme por për shkak se qeverite nuk arrijnë të kalojne votebesimin ne parlament, kështu që edhe qeveritë rrëzohen.

Të bësh zgjedhje të parakohshme nuk ka asgjë të keqe, por gjithmone nqs qeveria nuk arrin te formohet dhe të marrë votebesimin në parlament. Asnjë deputet apo grup deputetësh të cilët nuk kane maxhorancën e votave në parlament nuk mund të diktojne asnjë rënie qeverie nqs vetë qeveria nuk dëshiron të bjerë.

Nëse kjo gjë do të ndodhë, që qeveria të bie dhe ta dorezojë atë tek opozita, do të ishte diktatura e minorancës dhe do te krijonte precedentin më të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Cdo parti opozitare që do te humbiste zgjedhjet, do te digjte mandatet dhe do të kërkonte qeverinë në tavolinë. Kjo gjë nuk mund të ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë, pasi do të shkatërronte përfundimisht demokracinë e brishtë shqiptare.

Gjithashtu kjo nisme erdhi pas disa episodeve ektremiste të aksionit opozitar ku dy deputetë sulmuan fizikisht Kryeministrin Rama, duke e goditur me vezë dhe bojë, si dhe në protesten e fundit opozitare partitë opozitare organizuan sulmin ndaj Kryeministrisë, ku shkatërruan 2 vepra arti dhe derën kryesore te godinës së Kryeministrise, duke provuar të hynin brenda. Veprime antiligjore po ndërmerren edhe nga strukturat e Partisë Demokratike duke bllokuar rrugët kombëtare.

Deputetët opozitare kanë bërë deklarata shumë të ashpra ekstremiste duke insinuar eliminimin fizik, nga “Rama e do plumbin ballit” e deri në deklaratën e fundit të Deputetit Alibeaj “duhet terhequr zhvarrë”.

Duke parë situatën e krijuar, sipas mendimit tim, jemi përpara një krize artificiale por që mund të degradojë në një krizë reale politike dhe të jetës së përditshme të qytetarëve. Nqs opozita nuk do të paraqitej në parlament, sic edhe ka bere per shumë muaj në 5 vjecarin e fundit të cilin e ka bojkotuar, apo nqs shumë deputetë nuk do të dëshironin më të vazhdonin mandatin e tyre duke e dorëzuar dhe duke ja lënë vendin dikujt tjetër, apo nqs opozita nuk do të pranonte të votonte ashtu sic ka bërë asnjë ligj apo asnjë reformë të ndërmarrë nga maxhoranca nuk do të kishte asgjë të keqe.

Por fakti që opozita shqiptare me lënien e mandateve kërcenon me dhunë ndaj institucioneve kushtetuese si dhe kërcënon Kryeministrin Rama me jeëe duhet të shqetësojë të gjithë, jo vetem brenda, por edhe jashtë vendit. Vendi do të kalojë shumë shpejt në destabilitet nqs në ditët në vazhdim grupet opozitare sulmojnë parlamentin, deputetet, Kryeministrinë apo Kryeministrin e vendit duke i cënuar fizikisht ata. Deklaratat mbi eliminimin fizik të Kryeministrit janë deklarata destabilizimi dhe promovimi të akteve ekstremiste dhune.

Kauza e vjedhjes së zgjedhjeve apo e shtrembërimit të vullnetit të popullit është një kauzë 23 vjecare që prej vitit 1996, kur u vodhën për herë të parë votat, pikërisht nga Partia Demokratike dhe më pas erdhën ngjarjet e rrahjes së opozitarëvë të asaj kohe, djegies së gazetave opozitare si dhe më pas shkatërrimi i shtetit duke hapur qellimisht depot për të ndëshkuar një popull për revoltën që ai kishte ndaj partisë demokratike dhe qeverisë së asaj kohe.

Nje skenar destabilizmi i ngjashëm duket edhe sot. Per shkak se Partia demokratike rrezikon që edhe në zgjedhjet e ardhshme të mos vijë në pushtet per shkak se nuk gëzon dhe nuk ka mbështetje popullore, po kërkon pushtet duke kërcënuar për destabilizim të vendit, dhe si rrjedhojë duke ndëshkuar shqiptarët dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ku ky vendim sipas deklaratave të fundit të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuar, do të ndikojë negativisht në hapjen e negociatave. Pikërisht ky vendim dhe përshkallëzimi i nxitjes per destabilitet vjen disa muaj përpara qershorit, ku do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.

Next Post
Ish-anëtarja e kryesisë së PD: Basha s’ka ndërmend të djegë mandatet!

Ish-anëtarja e kryesisë së PD: Basha s’ka ndërmend të djegë mandatet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In