• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kemi kufinj”/ Një platformë digjitale e përbashkët për turizmin Shqipëri-Kosovë nisur nga Gjirokastra

by Java News
08/05/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro një grup ministrash nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan jugun e Shqipërisë këtë fundjavë me qëllim krijimin dhe forcimin e urave të komunikimit dhe zbulimit të mundësive dhe hapësirave të reja në turizëm.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini, vizituan këtë të shtunë Përmetin për të udhëtuar më pas drejt Gjirokastrës.

Në këtë takim u ideua krijimi i një platforme të përbashkët digjitale për promovimin e turizmit Shqipëri-Kosovë, gjë për të cilën dy ministret e turizmit u dakordësuan që të ngrenë një projekt të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Përmet, një prej rrugëve të këtij qyteti iu vendos emri i të riut Përmet Vula, djaloshit i lindur në Kosovë e me origjinë nga Përmeti i cili ra dëshmor për lirinë e Kosovës. Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorit Vulaj.

Ministrja Kumbaro në fjalimin e mbajtur e quajti bir të trevës së Përmetit.

“Besoj që është një ndër rastet ku ne nuk i kemi fjalët bosh, as emrat pa kuptim, u japim atyre peshë nga historia e kombit tonë, edhe nuk ka kufij, nuk ka pasaportë, nuk ka vendim administrativ, nuk ka organizatë ndërkombëtare, nuk ka ligj as kushtetutë që të mund ta ndalojë qarkullimin e gjakut brenda një kombi”, tha ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro falenderoi kolegët nga Kosova e Maqedonia e Veriut dhe tha se ky është rasti për t’u dhënë brezave të rinj mesazhin që gjërat nuk bëhen sot për sot.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë gjë dhe jam e nderuar që miq dhe kolegë të mitë na u bashkuan dhe pranuan ftesën për të kaluar këtë fundjavë në jug të Shqipërisë sepse kombi shqiptar është një, pavarësisht martesave, koordinatave gjeografike, e kemi të gjithë të përbashkët. Dhe që ta ndiejmë fort që e kemi të përbashkët na duhet ta njohim dhe që ta njohim na duhet ta prekim. Kjo ishte një ndalesë për të ndarë dhe për të pranuar që një ndër bijtë e lirisë së Kosovës ta kemi në mes tonë, të njohim më mirë njëri tjetrin, të komunikojmë më mirë, por sidomos t’u japim një mesazh të rinjve, fëmijëve tanë se gjërat nuk i bëjmë për sot”, tha në mesazhin e saj ministrja Kumbaro.

Ministrat vazhduan në qytetin e Gjirokastrës, ku pas një ceremonie në bashki, vizituan pazarin e vjetër, Kalanë e Gjirokastrës, shtëpitë muze si një shembull i turizmit të qëndrueshëm.

Vizita e ministrave Hajdari, Aliu, Çeku dhe Krasniqi në qarkun e Gjirokastrës do të ndiqet në fund të muajit maj nga vizita e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në Prishtinë, ku do të ketë takime edhe me turoperatorët në nisje të sezonit turistik./m.j

Next Post
FOTO/ Ditë aksidentesh, “Audi A8L” përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës

FOTO/ Ditë aksidentesh, “Audi A8L” përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

December 24, 2025
Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

December 24, 2025
“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

December 24, 2025
(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

December 24, 2025
Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com