• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘S’kemi hasmëri’/ Dëshmia e kushëririt Preng Gjinit: Jemi marrë në pyetje për vrasjen e Kastriotit. Si e gjeta brenda makinës pas atentatit

by Java News
28/09/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator familja Reçi në Rrëshen, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve,  Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, tashmë është e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, është përforcuar akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Kastriotit, dy kushërinjtë Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini,  u shoqëruan nga policia. Për këtë vrasje dy kushërinjtë kanë pohuar se  ditën e ngjarjes ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë.

Por edhe më 15 shtator, Fatjon Dautaj, menaxheri i shitjeve të librave ka dëshmuar sërish para oficerëve të Policisë. Ai thotë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person. Madje thekson se nuk e ka idenë se kush mund të ketë organizuar antentatit ndaj kushëririt të tij.  Ai ka treguar se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “whatsapp”, duke përdorur një numër anglez.

DËSHMIA: 

“…jam shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur kushëririt tim,djalit të hallës, Preng Gjini. Siç jua bëj me dije më poshtë, punoj si menaxher në firmën “D.. Print”, ku aktualisht po merrem me shpërndarjen e librave shkollorë, pasi sapo ka filluar edhe shkolla. Këto libra unë i shpërndaj në të gjithë Shqipërinë, edhe në Tiranë. Për këto marrëdhënie pune unë përdor makinën time personale dhe shpenzimet e udhëtimit m’i heq pronari i shtypshkronjës. Unë këtë makinë e kam prej marsit 2020, ia kam blerë një kompanie që jepte makina me qira. Kjo makinë është e tipit “Mercedes A-Class”, ngjyrë mjalti, me targa AA 930 YG, me 5 dyer bashkë me bagazhin, me ëndë djegëse naftë. Makina është në emrin tim. Këtë makinë e përdor unë për punët e mia personale. Me këtë makinë shpeshherë kam shoqëruar edhe kushëririn tim (djalin e hallës) Preng Gjini, e kam çuar në vende të ndryshme nëpër Tiranë, Durrës ose edhe në Laç. E kam lënë në këto vende dhe jam kthyer te punët e mia në Tiranë. Prej kohës që e kam këtë makinë, kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini ma ka marrë dhe ka lëvizur i vetëm me makinën time 2 ose 3 herë me sa mbaj mend, dhe këto lëvizje kanë qenë brenda Tiranës me afat kohe të shkurtër, e mbante makinën maksimumi 1 orë dhe pastaj e sillte prapë. Këto lëvizje i ka kryer në muajin korrik dhe gusht 2020 dhe sot makinën e kam pasur te puna, e kisha marrë siç bënte rregullisht. Itinerari im i përditshëm është 07:30 dal nga banesa për ditë dhe shkoj në punë, rri në zyrë, dal jashtë, shpërndaj libra me orare të ndryshme dhe punoj deri në orën 16:00 si orar, por ndonjëherë më duhet të qëndroj edhe jashtë orarit.

Sikurse ka ndodhur edhe sot rreth orës 10:00 më ka marrë në telefon kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini. Në telefon ai më ka marrë në programin e komunikimit “Ëhatsapp”. Ka një numër telefoni 0044750058XXX, të cilin e kam pa emër në telefon dhe e di që është numri i kushëririt tim, Preng Gjini. Këtë numër nuk e kam regjistruar pasi Preng Gjini, i ndërronte shpesh numrat e telefonit. Kur më ka marrë në telefon më ka pyetur se ku ndodhesha, çfarë po bëja, nëse isha në punë dhe nëse kisha kohë për kafe për qejf. Unë i kam thënë se isha në punë dhe të vinte kur të donte. Preng Gjini ka ardhur te zyra ime ku punoj, rreth orës 10:30 ose 11:00 dhe kemi qëndruar rreth 1 orë në kafe para punës sime. Kemi pirë kafe dhe jemi ndarë. Tema në kafe ka qenë pyetja për familjet tona, pasi në tavolinë kishim edhe njerëz të tjerë. Rreth orës 12:00 Preng Gjini ka marrë makinën e tij me të cilën erdhi. Është makinë tip “Mercedez-Benz ML”, ngjyrë gri. Iku nuk e di se ku. Unë më pas vazhdova punën. Rreth orës 13:00 ose 13:30 kam shkuar në banesë për të ngrënë drekë. Rreth orës 14:30 më ka marrë në telefon drejtori ku punoj dhe më ka thënë se duhej të shkoja në Lushnjë për të marrë një pagesë librash. Jam nisur në Lushnjë direkt. Gjatë rrugës kam marrë edhe një shok me vete. Kam shkuar në Lushnjë, kam marrë pagesën prej 2 milionë lekësh të vjetër nga shitjet e blerjet e librave të kompanisë ku jam i punësuar. Pastaj jam kthyer në Tiranë, kam lënë shokun tim te QTU-ja në Tiranë, i cili banon aty. Kam shkuar direkt te puna, kam parkuar makinën si rregullisht përballë hyrjes tek puna dhe kam pirë një kafe vetëm te kafe “Bridge”. Më pas ka ardhur drejtori me makinën e tij, kemi hyrë në zyrë së bashku, kemi qëndruar në zyrë duke bërë faturat dhe llogaritë e librave. Rreth orës 17:30 më merr në telefon Preng Gjini dhe më thotë: “…po kaloj andej, a je te zyra…?”. Dua të theksoj se Preng Gjini më ka marrë në telefon shpesh gjatë kohës që isha në Lushnjë, pasi më kërkonte për kafe. Ai më ka marrë dhe unë e kam marrë mbrapsht në programin “Ëhatsapp” gjithë kohës dhe vetëm rreth orës 17:30 Preng Gjini erdhi te zyra, pasi unë i thashë që ndodhesha në zyrë. Ai erdhi, pas rreth 20 minutave që kemi qëndruar në zyrë, rreth 20 minuta ka qenë edhe drejtori prezent. Prenga më thotë se ka parkuar makinën para Fakultetit të Shkencave Sociale dhe më kërkon t’i jap makinën time që të shkonte deri në Tiranë dhe se do të kthehej shpejt. Ia kam dhënë makinën dhe ai më ka dhënë çelësin e makinës që kam përmendur më lart, tip “Merceds ML”, ngjyrë gri. Prenga është larguar me makinën time dhe unë jam kthyer në zyrë, kam qëndruar në zyrë përsëri me drejtorin rreth 15 ose 20 minuta dhe kemi dalë të dy njëkohësisht. Unë dola dhe shkova të merja makinën tip “Mercedes ML” ngjyrë gri, të Prengës dhe të shkoja në shtëpi me makinë. Tek ura e “NSHRAK”-ut, shoh makinën time dhe marr Prengën në telefon. Shkoj me vrap te makina ime dhe kam parë Prengën në makinë, në gjendje të gjakosur, i pavetëdijshëm dhe se kishte shumë policë. Po ashtu kam vënë re se mjeti im ishte i dëmtuar përpara dhe s’po kuptoja çfarë kishte ndodhur. Jam prezantuar te punonjësit e Policisë, u thashë se makina ishte e imja. Më pas kam shkruar në polici i shoqëruar nga punonjësit e policisë, pasi çuan edhe Prengën në spital për ndihmë mjekësore. Për sa i përket kësaj ngjarje, nuk kam dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë ngjarje, sepse unë me këtë makinë lëviz rregullisht dhe kryej punët e familjes e familjes sime. Por në lidhje me Prengën kam dijeni se vëllai i Prengës, Anton Gjini është vrarë nga persona që unë s’kam dijeni, por ashtu Antonit në vitin 2017 i kanë vënë tritol në makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar, ndërsa në gusht 2017, e kanë vrarë me armë ngjitur me kishën e Rrëshenit. Prej asaj kohe ne nuk dimë asgjë rreth kësaj ngjarje, të paktën unë, ndërsa Prenga ruhej dhe nuk tregonte asgjë, por rrinte shumë i mbyllur dhe asnjëherë nuk e dinim vendndodhjen e tij, por ishte ai që vinnte te ne. Marrëdhëniet e mia me Prengën, kanë qenë familjare dhe s’kam dijeni për veprimtarinë e tij, pasi ai ka jetuar shumë kohë jashtë Shqipërisë, në shtetin italian, ndërsa dy vajzat e tij dhe bashkëshorten i ka në Amerikë dhe nuk e di pse apo si i kishin planet. Vajzat i ka binjake në moshën 20 vjeç. Në dijeninë time vajzat dhe bashkëshortja e Prengës kishin shkuar në Amerikë me vizë pune, kaq di nga Prenga.

Me Prengën jemi afruar vetëm tani që ka ardhur nga jashtë, pasi për shkak të moshës, ne të dy nuk kemi qenë shumë të afërt. Në lidhje se si jetonte ose ku jetonte Prenga, nuk kam dijeni. Në datën 27 janar 2020 në Rrëshen ka ndodhur një vrasje, për të cilën është pyetur edhe Prenga. Po ashtu edhe unë, nëse kam qenë me Prengën, te puna ime dhe nëse kam konsumuar kafe me Prengën. Kam dhënë sqarimet e mia në lidhje me këtë rast dhe ka qenë e vërtetë që Prenga, ka qenë me mua. Prej asaj kohe s’kam dëgjuar gjë dhe s’kam pasur më shqetësime në lidhje me Prengën. Në dijeninë time di, që Prenga ruhej që prej kohës, kur u vra i vëllai dhe nuk jepte informacion se ku shkonte dhe vinte dhe as unë nuk e pyesja, por ai ruhej dhe nga kush persona ruhej s’kam dijeni. Unë s’e kam pyetur kurrë dhe kështu ka qenë lidhja jonë.

Pyetje: Çfarë ju lidh me Preng Gjini dhe si i keni marrëdhëniet me të dhe me familjen e tij?

Përgjigje: Është kushëriri im, djali i hallës dhe marrëdhëniet i kemi të mira.

Pyetje: Jeni në dijeni të ndonjë konflikti të Preng Gjinit?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të tij me ndonjë shtetas dhe s’kam dijeni se është në hasmëri me ndonjë familje.

Pyetje: Po për familjarët e tij, jeni në dijeni të ndonjë konflikti?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti familjar të tij.

Pyetje: Si mendoni ju, cili është motivi i ngjarjes?

Përgjigje: Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë bërë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje me fisin Reçi në Rrëshen. Ditën e atentatit shumë pranë vendit të ngjarjes, ka qenë i pranishëm nipi i Kastriot Reçit, A.Reçi.  Ky i fundit ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

g.kosovari

Next Post

Listat e hapura / Nuk zhgënjen Ilir Meta: Mbështes PD dhe LSI. Rilindja po kërkon konflikt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In