Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.
Ndërkohë që hetimi po vijon edhe për persona të tjerë të përfshirë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task Force, ka nxjerë urdhërat e ndalimit për 7 shtetasit, të cilat janë zbnatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbrëmjen e datës 04.06.2015.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këtë rast për veprat penale të “Mashtrimi me subvencione”, “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në datë 22.05.2015, bazuar në informacionin e ardhur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, në kundërshtim me ligjin, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën 55.941.901 lekë. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale.
Janë kryer veprime hetimore mbi recetat mjekësore, të cilat kanë shërbyer për farmacitë që të japin klientëve medikamente të rimbursueshme. Nga këto veprime rezulton se mjekët, recetat e të cilëve kanë qenë objekt verifikimi, janë të fallsifikuara.
Në vijim të hetimit, ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të (FSDKSH) Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht. Këta punonjës kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi.
Në këto rrethana, prokuroria ka vendosur ndalimin për shtetasit si më poshtë:
Pjerin Xhuvani, 50 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.
Nikollaq Thanasi, 63 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me profesion farmacist.
Mimoza Tufi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë ,me profesion farmaciste dhe administrator e nje farmacie ne Lunder-Tirane.
Arens Spahiu, 30 vjeç, lindur në Berat,me profesion farmacist.
Hysni Roci, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me profesion pronar i një farmacie përballë Spitalit të Fëmijëve.
Edlira Mara, e bija e Myrteza dhe Asanble, e datëlindjes 24.05.1971, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, rruga “Faik Konica” Pall. Dilo Tiranë, me arsim të lartë Juridik, me gjëndje gjyqësore i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me detyrë Juriste pranë Sektorit Juridik në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.
Adelina Manaj, 35 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese ne Tiranë, me profesion Farmaciste (drejtuese teknike).
Keti Mahmuaj, 48 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyre Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë.
Frida Lamçe, 31 vjeç, lindur në Korçë, gjinia, me detyrë Specialiste Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni nga ana jone eshte bere shpallja në kërkim e shtetasve :
F.B, 40 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër H.T ,59 vjeç, lindur në Tropojë.