• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema/ Si të paguani më pak siguracion për makinat

by Java News
18/02/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka dërguar qeverisë ndryshimet në ligjin për sigurimin e detyrueshëm, ku përfshin edhe zbatimin e sistemit të ri bonus-malus të sigurimit të makinave. Ndërsa pritet që ndryshimet e ligjit të miratohen nga qeveria, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati infrastrukturën për zbatimin e sistemit të ri të sigurimit të makinave që do të ndikojë në tarifa.

Në takimin informues mbi funksionimin dhe rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me fokus tregun e sigurimeve, drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Financiare, Artur Ribaj, informoi dje se amendimet e ligjit i janë përcjellë Ministrisë së Financave. Ribaj tha se zbatimi në tërësi i ligjit, duke përfshirë edhe sistemin bonus-malus të sigurimit, do të disiplinonte tregun, por edhe do të vendoste standarde të reja në favor të qytetarëve.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë të gjitha amendimet e nevojshme në ligj, të cilat i ka paraqitur në Ministrinë e Financave prej disa muajsh dhe është në pritje të miratimit. Sa më shpejt që ato të miratohen nga qeveria dhe Parlamenti, aq më mirë është për tregun. Pas miratimit të ligjit, është gati për të filluar nga funksionimi”, u shpreh Ribaj.

Me hyrjen në fuqi të ligjit, të gjithë drejtuesit e makinave do të klasifikohen në një klasë të barabartë, apo e thënë ndryshe, do të zerohen të gjitha aksidentet apo dëmet e shkaktuara para hyrjes në fuqi të ligjit. Më pas, sistemi do të trajtojë ecurinë e drejtuesve, ku në rast se kryen aksident, do të rritet klasa, çka automatikisht sjell rritje të çmimit të siguracionit. Në rast se gjatë një viti drejtuesi i automjetet nuk ka shkaktuar dëme apo aksidente, klasa ku do të pozicionohet do të ulet, e shoqëruar dhe me ulje çmimi.

“Në tërësinë e sistemit bonus-malus ka dy elemente, janë ata që përfitojnë në bonus dhe ata që goditen në malus. Në rast se do të marrim një çmim prej 15 mijë lekësh, nga bonusi do t’u zbriten deri në 14 mijë lekë, në 13 mijë apo në 12 mijë lekë. Por ka edhe nga ata që malusi nga 15 mijë lekë do t’ua çojnë 16 mijë lekë apo 17 mijë lekë. Ne si Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare jemi gati të zbatojmë sistemin, por duhet marrë në konsideratë i gjithë tregu, jo vetëm pjesa pozitive që do të ulet primi, por edhe rritja e primit për ata që nuk janë korrektë”, shpjegoi drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Financiare.

Për sa i përket çmimit të sigurimit të makinave, tarifat janë rikthyer në nivelet e muajit gusht, ku shënuan një rritje prej 20 për qind. Aktualisht, çmimi i sigurimit të makinave është 18,500 lekë, ndërkohë që pak më herët çmimet shënuan një ulje prej gati 48 për qind, duke arritur në nivelin e 10 mijë lekëve. Nisur nga kjo situatë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e sheh si të domosdoshëm për tregun miratimin e ligjit dhe zbatimin e sistemit të ri. panorama

ma.me

Next Post
Arrestohen tre personat që hoqën flamurin turk në Prizren

Arrestohen tre personat që hoqën flamurin turk në Prizren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In