• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKEMA/ Si e bëri Gjermania përmbysjen e madhe në ndeshjen me Suedinë

by Java News
25/06/2018 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga anekdotat më të këndshme mbi futbollin e ka thënë Nils Lidholm, sipas të cilit një skuadër luan më mirë me një lojtar më pak. Në rastin e ndeshjes Gjermani-Suedi, përjashtimi i Zherom Boatengut me karton të kuq nxori në pah deficitin e zgjedhjeve të Joakim Lëvit, Botërori i të cilit vijon vetëm për shkak të Toni Krosit. Goditja e mesfushorit të Realit të Madridit erdhi nga një faull i fituar nga ajo që është e vetmja lëvizje taktike e Lëvit mbrëmjen e së shtunës.

Tekniku kampion bote vendosi që të hidhte në fushë Mario Gomezin, i cili do të luante në qendër, teksa Verner që kishte luajtur në atë pozicion, do të spostohej në krahun e majtë. Sulmuesi i Lajpcigut u bind, u sakrifikua dhe fillimisht dha asistin për golin e barazimit të Rojsit. Në sekondat e fundit, me një tjetër shfaqje të shpirtit teutonik, talenti 22-vjeçar që kërkohet nga Bajerni mori me zgjuarsi faullin nga ku erdhi goli i Krosit. Në disa momente të pjesës së dytë, Verner dhe Rojs ndryshuan krahët dhe hapësirat e tyre duhet të shfrytëzoheshin nga Kimish dhe Hektor.

Deri këtu gjithçka shpjegohet me një Gjermani që kërkonte golin e fitores, por natyrshëm lind pyetja: Kush mbron nëse të gjithë kridhen në sulm? Pyetja meriton përgjigje, po aq sa merita i duhen njohur edhe deficitit teknik të suedezëve që jo vetëm nuk shfrytëzuan asnjë kundërsulm, por shkaktuan një faull naiv me lojtarin e tyre më të freskët në fushë. Aspekt më vete është mbrojtja e vikingëve, por fundja nuk mund të kërkosh një barazim 0-0 kur përballë ke kampionët në fuqi.

Zgjedhje – Taktikisht, formacioni që nisi ndeshjen ndaj Suedisë, kishte kuptim. Rojs në vend të Ozilit mund të interpretohej si një plan për të sulmuar dhe vrapuar, pasi nuk është mister që fantazisti i Arsenalit e do pasimin gjithnjë në këmbë. Mesfushori i Borusias, me etjen e tij për një Botëror, gjeti dhe shfrytëzoi hapësirat e më pas shënoi edhe një gol me dozë të lartë shprese për ekipin e tij. Duke u rikthyer te plani i Lëvit, 122 pasimet gjermane kundër 7 të suedezëve në 10 minutat e para të takimit, flasin qartë për mënyrën se si tekniku e kishte përgatitur sfidën.

Nga ana e tyre, nordikëve u mjaftuan dy prekje për të nxjerrë në pah limitet mbrojtëse të “Pancerave”. Në një mbrëmje të ndërlikuar në nivel qëllimesh dhe nervash, mund të qëllojë që Krosi të gabojë një pasim, por sidoqoftë dy mbrojtës pa shumë teknikë dhe dy mesfushorë që kanë vështirësi për të thyer sulmet e rivalit, janë një luks i tepërt edhe për një ekip si “Die Mannschaft”. Lëvizjet e guximshme Lëv i pagoi shtrenjtë ndaj Meksikës dhe për pak sa nuk u ndëshkua nga Suedia, ndaj në Gjermani shpresojnë që të ketë zënë mend pa pasur nevojë për një tjetër provë të teorisë së Lidholm, e cila mund të jetë emocionuese, por bën edhe pak keq për zemrën…panorama

ma.me

Next Post
Dhuna e PD në Komision, Veliaj: Garda u detyrua të mbronte qytetarët nga deputetët

Dhuna e PD në Komision, Veliaj: Garda u detyrua të mbronte qytetarët nga deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In