• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKEMA/ Lidhjet mes 33 të sëmurëve shqiptarë me koronavirus

by S M
13/03/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 24 orë ka patur një rritje prej 10 personash të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri total ka shkuar në 33.

Hartës së qyteteve të Shqipërisë, ku ka raste të konfirmuara me koronavirus sot i është shtuar edhe Fieri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Fier janë regjistruar katër raste të reja me virusin Covid-19.

Ndërkohë në qytetin e Durrësit, numri i personave të infektuar ka shkuar në 5, mes të kcilëve është dhe një mjek i spitalit të Durrësit, ku qe e shtruar e 73-vjeçarja me Covid-19, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

Pas vdekjes së gruas së moshuar në Durrës e cila kishte qëndruar për disa ditë në spital, pa u testuar për koronavirus, u ngrit alarmi për shëndetin e personelit mjekësor të spitalit.

Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 39 mjekë e infermierë, vetëm njëri ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë priten rezultatet e testimeve të 50 personave të tjerë.

Tirana mban rekordin me më shumë persona të konfirmuar, ku sot bilanci është rritur në 19. Në Lushnjë nuk ka ndryshime, ndërsa në Rrogozhinë ka një tjetër person të konfirmuar.

Në Elbasan vijojnë të jenë dy të konfirmuar, që sipas disa mediave në vend kanë lidhje me rastin e 31-vjeçarit në Tiranë, i cili ishte kthyer nga Milano. Mendohet se bëhet fjalë për prindërit e të riut me banim në Tiranë, i cili kishte shkuar t’i takonte ata pas kthimit në Italia, kur nuk e dinte se ishte bartës i virusit. Pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

Ndërkohë për 4 rastet e reja në Fier, nuk thuhet nëse ata kanë lidhje me të infektuar të tjerë të mëparshëm apo janë raste të reja të kthyer nga zonat e prekura. Për këtë arsye momentalisht në skemën e mësipërme janë pasqyruar si raste të ndara.

Next Post
“Si të dallojmë gripin stinor nga COVID-19”/ Mjeku i njohur u vjen në ndihmë qytetarëve: Duhen rreth 5 ditë nga infektimi deri në…

“Si të dallojmë gripin stinor nga COVID-19”/ Mjeku i njohur u vjen në ndihmë qytetarëve: Duhen rreth 5 ditë nga infektimi deri në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In