• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skema është e njëjtë”/ Paloka: Shkarkimi i Ahmetajt strategji e Ramës! Kush do ta mbrojë atë kur t’i vijë dita të përballet?

by Java News
25/07/2022 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka e cilëson shkarkimin e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj një strategji të kryeministrit Edi Rama për shkak të entuziazmit në rrjetet sociale sikur drejtësia po funksionon.

Paloka shprehet se Rama po e përdor drejtësinë për të larë nga mëkatet bashkëpunëtorët e tij pse ndonjërit mund t’i duhet të kalojë disa muaj pas hekurave.

Ai shton se skema është e njëjta, fillimisht shkarkohen nga detyra dhe largohen nga postet që mbanin dhe më pas mohohen dhe largohen nga radhët e rilindjes me argumentin se përgjegjësia është personale.

Statusi i Edi Palokës

Po shoh qe ka nje “entuziazem” te cuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e Ahmetajt dhe mundesine qe ai te perfundoje ne SPAK . I njejti “entuziazem” qe u vu re dhe per Beqen pak dite me pare apo Gonxhen sot!

Do te doja dhe une te isha po kaq “entuziast” dhe do te isha ne se do te besoja se vertete drejtesia po vepron edhe ndaj pushtetareve ( ashtu sic mburret Rama poshte e larte). Po per fat te keq , nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se cfare po ndodh. Rama po e perdor drejtesine sot , per ti lare nga mekatet bashkepuntoret e tij edhe pse ndonjerit mund ti duhet te kaloje disa muaj pas hekurave per kete.

Qe Rama nuk e ka problem te shese kedo per interesa te tij, kjo nuk ka pike dyshimi. Edhe qe te gjithe ata pushtetare qe sot jane pas hekurave, jane aty me bekimin e Rames, nuk ka dyshim. Edhe keta qe po vizitojne SPAK-un keto dite, po e bejne po me bekimin e Rames. Po pikerisht ketu eshte dhe problemi.

Te gjithe keta personazhe , duke filluar nga Tahiri, nuk kane bere gje tjeter vecse kane zbatuar urdherat e porosite e Rames. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se jane te paprekshem. Kete “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike qe ju bente here pas here pavarsisht skandaleve te njepasnjeshme ku ata perfshiheshin. E ashtu kane qene , te paprekshem, deri ne momentin qe jane diskretituar aq shume sa nga te dobishem jane kthyer ne te demshem per shefin e tyre.

Ne ate moment Rama i ka shitur!

Skema e perdorur eshte e njejta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet qe mbanin, (megjithese jane vleresuar deri ne ate moment me superlativa “per punen e tyre” ) , pastaj mohoen e largohen edhe nga rradhet e “rilindjes” (pergjegjesia eshte personale…) e ne fund perfundojne ne banken e te akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Ne pamje te pare duket sikur Rama ka te drejte me deklaratat e tij : “Pergjegjesia eshte personale” ; “PS nuk mbron asnje perballe drejtesise” ; “Drejtesia e reformuar po vepron”. Po per fat te keq eshte krejt e kunderta.

Gjithshka te le te kuptosh qartazi se realizohet ne marreveshje treshe ( ose katershe , ne se llogarisim dhe disa diplomate te huaj).

Kur ushtaret e tij jane diskretituar plotesisht, Rama i therret dhe ju thote se nuk i mbron dot me se “ata” ( nderkombetaret) ja kane futur kembet ne nje kepuce. Mbase ju jep dhe mundesi zgjedhjeje; te pranojne perballjen me drejtesine sot (me mire ca muaj burg tani dhe te mbajne cdo gje qe kane vjedhur ) ose te presin te perballen me drejtesine kur ne pushtet te jete PD dhe mos te kene me Ramen per ti mbrojtur…

Sigurisht e gjithe kjo sic permenda me lart, realizohet vetem me marreveshje treshe ( ose katershe) , Rama-“viktima e rradhes”-drejtesia ”e reformuar”…

Prandaj dhe skema perseritet ne te njejten menyre .

Deri tani nuk ka dale asnje prej “viktimave” qe ta prish kete skeme, e te denoncoje faktin qe e dijne praktikisht te gjithe; qe kreu dhe pergjegjesi per gjitheshka ndodh ne kete vend eshte vetem nje, Edvin Rama. Sidoqofte koha do te tregoje.

Rama nuk ka llogaritur vetem dicka ; kush do ta “mbroje” ate kur ti vije dita te perballet me drejtesine …./mj

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 233 të infektuar dhe humbin jetën 2 persona në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In