• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skema e TVSH-së, Ahmetaj takim me biznesin e vogël në Shkodër

by A R
15/04/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas protestave pak ditë më parë kundër përfshirjes në skemën e TVSH, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bashkëbisedoi me përfaqësues të bizneseve të vegjël në Shkoder. Ahmetaj tha se qytetarët dhe bizneset do të mund ta kuptojnë shumë shpejt në kohë që qeveria ka bërë gjënë e duhur, së bashku dhe në favor të sipërmarrjes së vogël dhe këto procedura janë një normalitet ekonomik e  tatimor dhe nuk bëhet fjalë për një taksë të re.

“Sot jemi rreth dy javë pasi detyrimi për deklarim ka hyrë në fuqi dhe fakti që nuk ka asnjë ndryshim në çmime, është në referencë të plotë të besimit të asaj që kemi thënë muaj e muaj, që nuk do të ketë ndryshim dhe rritje çmimesh. Përtej kësaj, deklarimi nuk është taksë, por është procedurë“, deklaroi Ahmetaj

Ahmetaj sqaroi se TVSH është një taksë e vendosur në vitin ’96 në masën 20% dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë. Janë 9975 biznese në të gjithë Shqipërinë që do të hyjnë në skemën e deklarimit, ndërsa në Shkodër janë 447 të tilla, për të cilat do të aplikohet një deklaratë e thjeshtuar një herë në tre muaj, pa kosto të shtuar për biznesin, madje do të ketë mundësi për kreditim.

“Kemi diskutuar a do të ketë kosto? Ka filluar diskutimi deri tek “do marrim kontabilist dhe do të paguajmë”, e të tjera, e të tjera. Zero kosto! Madje po ju them që në bazë të procedurës që është aq e thjeshtëzuar, do të jetë thjesht plotësim i katër kutive. Më thoni një sipërmarrje të vogël, sado e thjeshtë të jetë, që nuk e di se çfarë ka në inventar? Ditën e parë, ky inventar, pra skanimi i këtij inventari e ndihmon të deklarojë dhe madje të dalë me TVSH të kreditueshme dhe më vonë, edhe të pagueshme, sepse do të ketë mundësi që të deklarojë dhe shpenzime të bëra për drita, për ujë, për qira, apo edhe për punëtorët“, tha Ahmetaj

Ahmetaj tha se qëllimi i këtij ndryshimi nuk është mbledhja e të ardhurave nga biznesi i vogël, por fokusi i qeverisë mbetet biznesi i madh.

“Në të gjithë totalin e TVSH-së që mbledhim ne, 99.2% vjen nga biznesi i madh, 99.2%. Vetëm një pjesë shumë e vogël (0.08%) vjen nga biznesi i vogël 5 deri në 8 milionë lekë xhiro. Si mendoni ju, që ne bëjmë një procedurë për të fokusuar ato burime jo të mëdha e jo të shumta që kemi, tek biznese që nuk kanë çfarë të japin për shkak të logjikës dhe natyrës së transaksionit, apo do fokusohemi tek biznesi i madh, i cili jep 99.2% të totalit të TVSH-së.Këtë jua solla për të rrëzuar atë argument emocional, apo paditurie, apo të qëllimshëm që sjell opozita në protestat e veta numërvogla. Fokusi jonë është biznesi i madh dhe do të vazhdojë të jetë biznesi i madh”

Ahmetaj komentoi edhe protestat e biznesit të vogël, pjesë e të cilave ishte edhe opozita.

“Personalisht e ndoqa atë ditë, demek të mbylljes së qepenave, dhe falenderoj të gjithë qytetarët, përfaqësues të sipërmarrjes së vogël që refuzuan ta politizojnë merakun e tyre dhe vazhduan punën. I falenderoj në emër edhe të gjithë trupës së tatim-taksave, sepse e kanë kuptuar drejt që edhe aty ku ka merak, meraku nuk zgjidhet me bolori politike, paditurie, apo të qëllimshme, por zgjidhet në diskutim me qeverinë“, tha Ahmetaj

Ministri theksoi se qeveria mbetet e angazhuar për lehtësimin e sipërmarrjes dhe se shumë shpejt do të prezantohen dy lehtësi të reja fiskale

“Unë do ta theksoj edhe një herë që nuk do të ketë gjoba për biznesin e vogël, për deklarim të gabuar, nuk ka kosto administrative, nuk ka rritje çmimesh, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë taksat e ulura dhe 0 për biznesin e vogël. Me iniciativë të Kryeministrit, vetëm javës që vjen bëhen dhe dy vlerësime të rëndësishme fiskale, një për industrinë elektroenergjitike për fotovoltaiket, ku TVSH për makineritë dhe pajisjet bëhet 0, dhe një tjetër për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, ku nëpërmjet instrumentit fiskal dhe procedural do të trajtohet një ndërmarrje bujqësore si një fermer, pa ngarkesë TVSH-je”

Në mbyllje Ahmetaj tha se java e ardhshme është një moment shumë i rëndësishëm për vendin dhe aspiratën europiane të cdo qytetari e sipërmarrje shqiptare.

“Dua t’i referohem datës 17 prill, një ditë e rëndësishme për aspiratën e çdo qytetari, i punësuar, në sipërmarrje, në administratë, në shkollë, student, i ri, e re, i vjetër, gjithë shqiptaret, në krahun e majtë, në krahun e djathtë, është një ëndërr ndër vite për t’u bërë pjesë e Europës. Pjesë e Europës bëhesh duke qenë qytetar dinjitoz, duke paguar taksat, duke qenë i përgjegjshëm dhe është detyra jonë, detyra e qeverisë që të lehtësojë çdo ditë e më shumë proçedurat, të lehtësojë çdo ditë e më shumë barrën fiskale dhe të bëjë të mundur nëpërmjet politikave të veta që shoqëria, ekonomia dhe sipërmarrja të krijojnë gjithmonë e më shumë vende pune“, tha Ahmetaj

a.ç

Next Post
Arrestimi i Gjuriçit në Kosovë, NATO: Vendimi i duhur! Serbia ‘provokoi’

Arrestimi i Gjuriçit në Kosovë, NATO: Vendimi i duhur! Serbia 'provokoi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In