• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ka një ‘surprizë’ për Ramën në Kuvend: Do të heq themelet..!

by Java News
09/10/2017 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si rob të bandave të krimit. Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Basha tha se Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin.

Duke deklaruar se qeveria bashkëqeveris me krimin, kreu i PD tha se opozita është në funksion të vlerave. Më tej, ai zbuloi planin e opozitës në seancat e ardhshme plenare, duke thënë se do t’i rikthehet praktikës së pyetjeve, për të vendosur para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat e tij, duke marrë shkas nga seanca e fundit plenare, ku Basha u përplas ashpër me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Mbledhja sot ka zgjatur pasi kemi marrë disa vendime sa i përket qendrimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë plenare dhe në aktivitetin parlamentar, kjo në vijim të ngjarjes të shëmtuar të javës së kaluar, dhe të dy javëve më parë, ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës.

Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë. E kundërta do të ndodhë; ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e pyetjeve, seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diçka prej të cilës po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, një ditë si kopshtar. Tani paska hapur edhe Pallatin e Brigadave, pallatin mbretëror. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Sigurisht që, nuk është as bahçevan, as kopshtar është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi; të vetmit vend që nuk i hapen negociatat, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi ecin përpara.

Në këto kushte, ta harrojë që me opozitën dhe me Partinë Demokratike do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me sejdinët jo vetëm në Elbasan, por anembanë Shqipërisë, me sejdinët e krimit. Dhe në këtë rreshtim është e qartë Edi Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin. Ne jemi në funksion të aleancave të vlerave me qytetarët shqiptarë e kjo do të shpaloset në çdo aspekt të përballjes parlamentare.

Theksi këtë javë mbetet tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme  Duket si një përsëritje, por në fakt pa rivendosur institucionin e zgjedhjeve, shqiptarët kurrë nuk do të kenë një qeveri që të mendojë për ta, por do mendojnë për ata që I sollën në pushtet. Edi Ramën e sollën në pushtet bandat, e solli në pushtet krimi, e sollën në pushtet droga dhe paratë e drogës.

Dhe ky është haraçi që paguan çdo shqiptar nga mëngjesi deri në darkë sot, qoftë sa i përket përkeqësimit të qeverisjes, rritjes së taksave, mungesës totale të shërbimeve nga shëndetësia tek arsimi, qoftë përsa i përket gjendjes së përgjithshme ekonomike të vendit, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse efektet e një qeverie që bashkëqeveris me krimin dhe që është robe, i një kryeministri, që është rob i marrëdhënies korruptive me oligarkët. Në Shqipëri ka një paradox, një grusht njerëzish pasurohen dhe vazhdojnë të pasurohen edhe në këtë moment që flasim, ndërkohë që shumica e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend.

Dhe themeli i kësaj të keqeje është një qeveri që nuk i njeh zgjedhjet. Pa rregulluar këtë themel, asgjë tjetër nuk do të shkojë mirë në vendin tonë të dashur që është Shqipëria”, tha Basha.

“Nuk ka konsensus të PD me këtë qeveri, me këtë mazhorancë dhe me Edi Ramën. Opozita është totalisht kundër kësaj qeverie për jetë a vdekje. E keqja është gjithkund, opozita është kundër gjithmonë. Çdo të mërkurë pyetje për qeverinë, seancat plenare 60 minuta sipas rregullores. Opozita do kërkojë 60 minuta me ministrin dhe kryeministrin për debat çdo të mërkurë”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

MA.ME

Next Post
Bllokohet hyrja e Tiranës, radhë të gjata kilometrike makinash (VIDEO)

Bllokohet hyrja e Tiranës, radhë të gjata kilometrike makinash (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In