• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skema e ‘mashtrimit’ me mikrokreditë, Sejko: Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK! S’kemi atribut për të hetuar mashtrimet financiare

by Java News
08/05/2024 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko deklaron se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme ose SPAK për një hetim ndaj tij për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me frenimin e skemave të dyshuara të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Në një konferencë për median Sejko tregoi masat që ishin marrë.

“Problematika lidhet me mbledhjen e kredive të këqija, rreth viteve 2010, pas krizës së 2008. Për të ulur kreditë me probleme ne bëmë një plan emergjent, që përfshinte një sërë masash dhe një nga pikat ishte edhe fshirja e kredive me probleme.

Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme ose SPAK, për të parë nëse ka shpërdorim detyre. Ajo që kemi bërë është që kemi marrë masat sipas kërkesave ligjore, shkeljet e konstatuara ishte me provigjonet, me raportimin financiar, që nuk kanë lidhje me hetimin financiare, sepse nuk e hetojmë mashtrimin financiare.

Ne i kemi pezulluar licencën, nuk ja kemi hequr, sepse do ti nxirrte të gjithë klientët jashtë regjistrit të kredive që administrohet nga BSH, kjo do të krijonte precedentin që kreditë falen dhe nuk paguhen, do të rriste kreditë me probleme, por do të sillte probleme ku ata që kanë paguar do të klasifikoheshin klientë të këqij. Revokimi i licencës nuk zgjidh problemin e klientëve, sepse borxhi është titull ekzekutiv që kalon përmes gjykatës dhe zgjidhet me procedura përmbarimore” tha Sejko.

Sejko: Situatë informacioni mediash online, e gjithë historia e operimit me mikrokreditë, dua të sqaroj se poroblematikat me mikrokreditë lidhet me mbledhjen e kredive të këqija rreth viteve 2010, ne u përballëm në 2014-2015 me një portofol kredie të keqe, ne bëmë një plan masash urgjente. Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare duke iu referuar të gjitha elementëve që do të adresoheshin për kredinë e keqe, ky plan masash do të përfshinte rregullime rregullative dhe ligjore në këto kushte duhet të adresonte me urgjencë dhe të licensonte disa kompani, nuk është vetëm kjo kompani që është e akuzuar, por ka edhe kompani që operojnë këtë gjë.

Banka ka kryer këtë aktivitet duke adresuar, ka mbikëqyrur kompanitë, kjo është historiku i performancës së kredive me probleme. Praktikisht nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga prokuroria apo SPAK. Kemi mbikëqyrur brenda rregullave ligjore këto kompani me ekzaminime. Ne s’kemi atribut për të hetuar mashtrimet financiare./m.j

Next Post
Besa Kokëdhima zbulon veshjen në Eurovision. Tregon edhe dy mënyrat për të votuar “Titan”

Besa Kokëdhima zbulon veshjen në Eurovision. Tregon edhe dy mënyrat për të votuar “Titan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In