• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skema e “braktisjes” së fëmijëve shqiptarë në Itali, për të siguruar strehim dhe arsimim

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra fëmijë minorenë që futen në Itali ligjërisht si turistë, të shoqëruar nga persona të rritur, nuk largohen asnjëherë nga shteti fqinj, pasi “braktisen” nga shoqëruesit e tyre, në dyert e prokurorisë, policisë, apo institucioneve të tjera.

Autoritetet italiane kanë zbardhur skemën e mashtrimit të shqiptarëve, të cilët për të siguruar qëndrimin dhe studimin e fëmijëve të tyre në Itali, paguajnë trafikantë për t’i braktisur në rrugët e Italisë, me qëllim që të merren në mbrojtje nga shërbimet sociale, që u sigurojnë ushqim dhe arsimim.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria në Forlí të Italisë ka denoncuar 66 shqiptarë, mes të cilëve 41 maxhorenë dhe pjesa tjetër minorenë, të cilët dyshohet se janë të implikuar në “trafikun e çuditshëm” të fëmijëve në Itali.

41 shqiptarët maxhorenë akuzohen për favorizim të emigracionit klandestin, mashtrim të rëndë, dhe braktisje të të miturve, ndërsa 25 minorenët akuzohen për bashkëpunim në mashtrim.

Sipas hetuesve italianë, trafikantët kishin vënë në zbatim një skemë të paligjshme, duke u favorizuar nga legjislacioni italian i emigracionit, që parashikon asistencë për të miturit e pashoqëruar.

Fëmijët shqiptarë, sapo mbërrinin në Itali, trokisnin në dyert e institucioneve, duke thënë se i kishin braktisur dhe nuk kishin asnjë të afërm ku të qëndronin. Komunat ku “braktiseshin” fëmijët duhet të përballonin me fondet e tyre fjetjen, ushqimin dhe edukimin e tyre, derisa të arrinin moshën madhore, kur mund të siguronin dhe leje qëndrimi në Itali.

Hetimi nisi pas shtimit të dyshimtë të rasteve të fëmijëve shqiptarë “të braktisur” në Itali.

(er.nu/BalkanWeb)

 

Next Post
Mat, kapen mbi 3 ton kanabis, Policia: Asnjë zyrtar në kërkim, ja emri i pronarit

Mat, kapen mbi 3 ton kanabis, Policia: Asnjë zyrtar në kërkim, ja emri i pronarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

February 12, 2026
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In