• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skema dhe roli i ish Presidentit”/ Gazetari: S’është vetëm ÇEZ-DIA, ja dosja që do ta fusë Metën ne burg!

by Java News
08/11/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lobimi në SHBA është dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg. Kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv.

“Janë dy dosje të tjera për Metën. Në 2009-2010-ën u finalizua afera e CEZ-DIA-s. Në 2010-ën Meta bleu një apartament në Tiranë, 400 mijë euro. 200 mijë euro i ka deklaruar sikur i ka marrë kredi, shuma tjetër duket e dyshimtë. Po ashtu u ble edhe vila në Gjirin e Lalëzit që besohet se kushton disa miliona euro.

Fushatat elektorale luksoze të LSI-së, shërbimet estetike që janë bërë. Pra kemi një bum shpenzimesh për të rregulluar fytyrën, por edhe për të investuar për të blerë vila, apartamente, bizhuteri. Ka dyshime që paratë e aferës CEZ-DIA të jenë investuar në vila, apartamente dhe në fytyrën e bashkëshortes së Metës. Faturat tregojnë se ajo ka bërë shërbime estetike. Janë dy dosje të cilat janë në duart e Arben Krajës dhe Sotir Kllapit.

Njëra dosje është për shërbimet estetike për Metan dhe Kryemadhin në San Marino dhe Vjenë. Dhe dosja tjetër është për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 2016-2017 janë shpenzuar për lobim mbi 1 milionë euro. Kjo është dhe dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg, jo ajo ÇEZ-DIA në të cilën implikohet në mënyrë rrethanore por nuk dihet si SPAK-u i ka gjurmuar paratë.

Kurse në çështjen e lobimit është i implikuar drejtpërdrejt se ka qenë kryetari i LSI-së dhe kur ka qenë president e ka komanduar LSI-në. Ka patur dyshime që ka tentuar të fusë Petrit Vasilin, Endrit Brahimllarin në këtë çështje. Plasi edhe një sherr aty brenda se ata nuk pranuan.”, u shpreh gazetari.

Skema ÇEZ-DIA dhe roli i Ilir Metës!

Paraqitja e Ilir Metës në SPAK është kryelajmi që na vjen sot nga politika dhe drejtësia. Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për skemën e CEZ-DIA-s dhe rolin e Ilir Metës në këtë aferë. Gazetari u shpreh se Meta përfitoi miliona euro nga kjo aferë. Doçi tregon provat dhe dëshmitë që e çuan Metën në SPAK, ndërsa shtoi se ishte miku i kreut të LRI-së, Elvis Mataj që u bë bashkëpunëtori i drejtësisë në këtë çështje.

“200 milionë euro janë vetëm borxh që ia ka dhënë ÇEZ-it, shteti shqiptar, Ministria e Energjetikes. Pasi u dha ky borxh, CEZ-i deshi t’u kthente reston këtyre. Duhet të ndaheshin lekët. CEZ-i pasi u falën paratë, instruktoi disa afera të ndryshme mes së cilave edhe CEZ-DIA, paratë kompanive të lidhura me Sali Berishën dhe Ilir Metën. DIA është kompani e Kastriot Ismailajt që do të mblidhte borxhet e CEZ-it. Por borxhet ishin komplet fiktive, paraqiste vetëm dokumente kompania DIA dhe CEZ-i kalonte lekët në llogari. Cili është roli i Ilir Metës. Administratori dhe pronari ishte Kastriot Ismailaj, miku i ngushtë i Metës. Ndërsa drejtori ekzekutiv ishte Elvis Mataj, që dyshohet se është bërë bashkëpunëtori i SPAK-ut.

Ai ishte një nga njerëzit më të besueshëm të Ilir Metës, por u zunë rrugës gjatë pazareve. Ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005. Pra dy njerëzit e Metës, administrojnë kompaninë DIA. Pasi iu ndërpre kontrata DIA-s, ajo e çoi çështjen në arbitrazh. Mirë që vidhnin paratë tona, por donin ta vazhdonin vjedhjen edhe në arbitrazh. Më vonë u tërhoqën, por gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e kompanisë që kishte kontraktuar për të mbrojtur interesat tona thanë që Ilir Meta ka kërkuar shuma të mëdha ryshfeti nga kompania DIA, deklaratë e cila u mohua nga Meta. Por është në dosje.

Jozef Hejsek që është ish-shefi ekzekutiv i CEZ-it, në procesin e arbitrazhit tha që Meta e çoi Kastriot Ismailajn në DIA, pra e prezantoi si njeriun e tij. Kjo deklaratë përkon me dy deklarata të Dritan Priftit dhe Sali Berishës. Prifti tha se Meta udhëtonte drejt Pragës pikërisht për të finalizuar këtë pazar midis CEZ-it dhe DIA-s. Sali Berisha në 2015-ën bëri të habiturin dhe i kërkonte llogari Metës duke i thënë: Kush të ka autorizuar ty të udhëtosh drejt Çekisë për të finalizuar një marrëveshje të tillë pa dijeninë time. I tha të jepte dorëheqje, të hetohej nga prokuroria etj. Këto deklarata janë në sinkron me njëra-tjetrën, që Ilir Meta ishte kumbari marrëveshjes midis CEZ-DIA.”, u shpreh gazetari./m.j

Next Post
KE miraton progres-raportin: Të nisim bisedimet me Shqipërinë për grupkapitujt e parë brenda fundit të këtij viti

KE miraton progres-raportin: Të nisim bisedimet me Shqipërinë për grupkapitujt e parë brenda fundit të këtij viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In