• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skavica zbuloi dy punëtorë të Rusisë

by Frrok Çupi
15/02/2023 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dhjetori i vitit 2022 i gjeti Sali Berishën dhe Ilir Metën duke luftuar egër kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Në Dhjetor të vitit 2012 kishin tundur këmbën, sa nga Kuvendi, në Qeveri dhe në ambasadën e Moskës, se ‘do ta ndërtojmë hidrocentralin’. ‘Abc News’ ka zbuluar para ‘syve të popullit’ dokumentacionin e atij viti, nxjerrë nga arkivat e ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Letra e ambasadorit Abramov drejtuar Ministrisë së Energjetikës, zot i të cilës ishte Ilir Meta:

‘Duam tu vëmë në dijeni se punimet sipas premtimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë, nuk po nisin akoma…’, kështu thuhej pak a shumë në kontekstin e  letrës së ambasadorit rus. Pas kësaj, diplomati rus, me një gjuhë që i shkonte atij dhe që tentonte të shpejtonte punët me Skavicën- sipas bisedës me kryeministrin Berisha- pala shqiptare ka premtuar dhe ka të bëjë me marrëveshje serioze dhe të pacenueshme me Rusinë. Jo pa qëllim, në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’  e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm   kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar. Ambasadori rus në atë kohë i kërkon ministrit Edmond Haxhinasto të Metës që ti verë në dispozicion  dokumentacionin e duhur  në lidhje me zbatimin e projektit.

Por kohët ndryshuan; edhe fatet e vendit tonë ndryshuan duke mos mbetur më nën putrat e dy qeveritarëve më të korruptuar në kontinent, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Edhe statusi i hidrocentralit të Skavicës ndryshoi: Ai tashmë nuk do të ndahej mes këtyre të dyve, por ky projekt i rëndësishëm për sistemin energjetik shqiptar do të ndërtohet, jo më nga Rusia, por nga Amerika. Punimet e kësaj vepre me rëndësi shumë të madhe, i ka marrë në dorë kompania me famë botërore amerikane Bechtel, përmes një kredie të butë prej 500 milionë dollarësh. ‘Historia’ e fundit e hidrocentralit të Skavicës, si një ekskavator, nxori nga thellësia dy agjentë të Rusisë në Shqipëri: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Atëherë a ka nevojë të bëhet pyetja: Pse Berisha dhe Meta luftuan e luftojnë ‘me këmbë të kalit’ që të mos ndërtohet hidrocentrali i Skavicës nga kompania amerikane?. Edhe pse me luftën e tyre nuk mund të anulojnë punimet e hidrocentralit, këta e dinë se bëjnë ‘punën e dhënë’. Skavica i zbuloi nga thellësia si ‘punëtorë të Rusisë’. Sa për hidrocentralin, aq sa për punët e tjera në shërbim të shkatërrimit të vendit, këta janë punëtorë atje, në Moskë.

Ndërsa pyetja e dytë: Pse po shfaqen kaq egër kundër pranisë amerikane në Shqipëri?, edhe kjo është e njohur. Por misterioz duket fakti pse këta mbledhin ca njerëz si ‘protestues’ dhe u vënë mbi kurriz ca shkrime të egra. Tabela ‘e revolucionit’ të tyre, në 11 shkurt, shkruante në anglisht: ‘Po tani kush është non- grata moj ‘bitch’?!’. Fjalën e rëndë e transferova në gjuhën që këta e shkruan, në shqip do të trondiste edhe ata që njohin vetëm gjuhën amtare. Kujt i drejtohen me këtë ‘titull’ mr. Berisha ose mr. Meta? Këta thonë se e kanë me ambasadoren amerikane, zonjën Yuri Kim. Pra, sidoqoftë, e kanë me Amerikën. Të tjerë mendojnë se me titullin ‘bitch’ i drejtohen direkt Amerikës, e cila kur prononcohet në shqip, tingëllon si emër femëror. Dy punëtorët e Rusisë po bëjnë punën e tyre; as mendojnë se mund ta zmbrapsin Amerikën, as mendojnë se ‘do të sjellin Rusinë’ në Skavicë. Por një gjë po e bëjnë me sukses: Financimet e marra nga Rusia po i justifikojnë me ‘punë’, edhe spiunimet e tjera po i fshehin. Edhe tensionin në vend, sipas këtyre, po e mbajnë gjallë deri ditën kur as këta nuk e dinë…

… Ja ku janë edhe disa arsye pse këta po luftojnë ‘me këmbë të kalit’ kundër interesave Perëndimore të Shqipërisë. Po nuk fituan gjë fare, atëherë nesër mund të mos gëzojnë këtë qetësi kaq të madhe; Rusia edhe i helmon mëzat dhe punëtorët e këqij.

Next Post
Sekuestrohen 30 kallëpe tritol, katër granata dore dhe dy ndezës në Vlorë

Sekuestrohen 30 kallëpe tritol, katër granata dore dhe dy ndezës në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com