• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skavica si një problem kombëtar e jo lokal

by Java News
19/01/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Petrit Vasili

Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të  HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin.

Në Shqipëri shpesh herë, për fat të keq qëndrimet ndaj zgjidhjeve afatgjata kanë qenë sipërfaqësore, të motivuara nga vlerësime të çastit dhe jo të perspektivës dhe për pasojë vendi është ndeshur më pas me pasojat e tyre negative e të pakthyeshme.

Çështja e qëndrimit ndaj sistemit energjetik shqiptar dhe kaskadës së Drinit në veçanti është prova direkte e një qëndrimi të tillë.

Pyetja shtrohet:A do trajtohet kaskada e Drinit si një çështje kombëtare apo si një problem i vogël lokal?

Shqipëria ka fituar edhe me marrëveshjet ndërkombëtare  të nënshkruara me palën jugosllave në atë kohë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve energjetike të Drinit të Zi deri në kuotën 485 metër mbi nivelin e detit dhe dihet që marrëveshje të tilla janë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimi dhe të drejta të tilla janë të pamundura të fitohen përsëri, pasi ato krijojnë mundësi reale për një shfrytëzim maksimal të potencialeve energjetike të vendit.

Fakti që HEC-et e lumit Drin prodhojnë rreth 90% të energjisë së vendit imponon një qëndrim strategjik, kombëtar dhe afatgjatë dhe detyrimisht edhe projektet energjetike në kaskadën e lumit Drin duhet të jenë të tilla.

Konkretisht fjala është për ndërtimin e HEC-Skavicës i cili është argumentuar gjerësisht sipas studimeve shumë të thelluara të viteve më parë, por edhe të atyre më të fundit se është një zgjidhje kyç për të gjithë kaskadën mbi lumin Drin.

Argumentet e specialistëve janë shumë të qarta dhe lehtësojnë dhe vendimmarrjen:

Së pari realizimi i një projekti të tillë do bënte rregullimin shumëvjeçar të liqenit të Fierzës pasi aktualisht ai ka një rregullim vjetor dhe për këtë shkak aktualisht luhatjet në liqenin e Fierzës janë shumë të mëdha dhe këtë e konstaton edhe një qytetar i thjeshtë, pra arrin në nivele minimale në muajt e verës dhe arrin në nivele maksimale në disa muaj të tjerë të vitit duke u shoqëruar me shkarkime shumë të mëdha uji, që nuk prodhojnë energji si dhe që shkaktojnë përmbytje masive dhe me pasoja të rënda me të cilat banorët e zonave të gjera janë ndeshur shpesh.

Së dyti, realizimi i një projekti të tillë strategjik do të bënte pra një rregullim shumëvjeçar të kaskadës së Drinit dhe do të optimizonte prodhimin e energjisë në të gjithë kaskadën, pra do të sillte një eficiencë ekonomike shumë më të lartë dhe do të evitonte edhe një plagë tepër të rëndë si atë të përmbytjeve.

Argumentet shteruese të specialistëve kërkojnë një reflektim të thellë dhe një konsultim të gjerë, që do të mundësonte vendimmarrje afatgjata dhe në dobi të ekonomisë së vendit, por edhe të shfrytëzimit maksimal dhe efektiv të risurseve energjetike të vendit, pasi propozimi i ndërtimit te psh.i HEC Katundi i ri me kuota maksimale mjaft më të ulëta deri në 400 metër, do të bënte të pamundur ndërtimin e Kompleksit Hidroenergjetik Skavicë me kuota shfrytëzimi 445 metër dhe kuotë maksimale 485 metër, duke sjellë për pasojë humbje të mëdha në kapacitetet e shfrytëzimit si dhe pamundësinë e rregullimit shumëvjeçar të liqenit të Fierzës me të gjithë pasojat e rënda ekonomiko-sociale që ajo sjell.

Vendime te tilla kaq të rëndësishme dhe me pasoja kaq të mëdha për ekonominë dhe energjetikën si dhe me humbje mundësish të paçmuara kërkojnë vizion, transparencë, debat dhe trajtim si problem realisht kombëtar dhe aspak si një problem lokal, pavarësisht nga çdo qëllim i mirë i momentit.

Vendi ka ende për fat të mirë ekspertë nga më të mirët në Europë, që duhet të përfshihen në këtë debat dhe të dëgjohen nga ne të gjithë.

Next Post

Era Istrefi me një palë buzë të reja (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

February 17, 2026
18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

February 17, 2026
Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

February 17, 2026
Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

February 17, 2026
Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

February 17, 2026
Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

February 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Rama publikon pamjet: Aktivistët vendosin 5 mijë emblema të UÇK-së pas “burgosjes” së NEWBORN-it

Gjyqi në Hagë/ Rama publikon pamjet: Aktivistët vendosin 5 mijë emblema të UÇK-së pas “burgosjes” së NEWBORN-it

February 17, 2026
“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

February 17, 2026
Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In