Roma mund të quhet “qytet i shenjtë” për shkak të historisë së saj të lashtë dhe pranisë në të të Vatikanit, por kjo s’do të thotë që aty nuk ndodhin gjëra aspak të shenjta. Një turist është fotografuar dje në një cep të një rruge kryesore në kryeqytetin italian, që kryente nevojat personale, pa u shqetësuar fare për turmën e njerëzve që kalonte aty pranë. Mediat italiane kanë botuar foton bashkëngjitur, bashkë me komentet iraonike për autoritetet vendore të Romës.










