• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Skandali/Dhjetë HEC-e në Parkun Kombëtar të Korab-Koritnik!

by Java News
20/03/2018 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi shkatërrimin e monumentit natyror “Gryka e Vanave” në Kukës. Për vite me radhë, institucionet shtetërore, me vendime të dyshimta kanë dhënë leje koncesionare për HEC-e, leje mjedisore dhe në fund ndërtimi, brenda Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.

Deri më tani, në këtë park janë ndërtuar rreth 10 HEC-e, të cilat kanë futur ujërat e përrenjve dhe lumenjve në tuba. Ndërkohë, pak javë më parë, KKT-ja miratoi ndërtimin e 5 HEC-eve të tjera, kësaj herë në brendësi të parkut, në dy nga zonat më të bukura në Shqipëri; Topojani dhe Shishtaveci. HEC-et pritet që të marrin ujërat e përrenjve në luginën e bukur të Shishtavecit, e cila njihet për bukuritë në të gjitha stinët.

Shkatërrimi i kanionit “Gryka e Vanave”

“Fiks Fare” udhëtoi në të gjithë zonën, duke u ndalur fillimisht te monumenti i natyrës “Gryka e Vanave”. Kanioni është i mbrojtur me ligj, por pavarësisht kësaj, ujërat e lumit janë futur në tuba nga një firmë koncesionare. Dikur, në hyrje të monumentit ishte vendosur një tabelë që lajmëronte hyrjen në park. Por ajo nuk gjendej më. Ndërkohë, në shkëmbin e kanionit kishte tuba që merrnin ujin nga lumi dhe e dërgonin në HEC-in fundor, në afërsi të autostradës Kukës-Prizren.

Kamera e “Fiks Fare” filmoi të gjithë shkatërrimin e zonës. Megjithëse ishte dimër dhe në zonë kishte reshje shiu e dëbore, shumë pak ujë kalonte në rrjedhën natyrale të lumit.

Pas një udhëtimi, “Fiksi” gjeti më në fund tabelën që tregonte se zona ishte Park Natyror. Në afërsi të një HEC-i, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kishte vendosur një tabelë, që lajmëronte se zona ishte Parku Natyror Korab-Koritnik, në Bashkitë Kukës dhe Dibër, me sipërfaqe 55 mijë metra katrorë.

Sipas kësaj tabele, në zonë ka edhe monumente natyrore, si Kanioni i Bicajt, Kanioni i Vanave, Kroi i Kuq, Guri i Mëngjesit, Pylli i Dushkut në Novosej, Mështekna e Shishtavecit, Rrobulli i Topojanit, Gryka e Çajit, Kroi i Bardhë dhe Guri i Shqipes.

Pra, janë gjithsej 10 monumente natyre.

Ndërkohë, në brendësi të këtij parku natyror Korab-Koritnik janë ndërtuar dhjetëra HEC-e. Janë parashikuar për t’u ndërtuar edhe 5 HEC-e të tjera, nga fshatrat Novosejë e Topojan, e deri në fshatin Shishtavec. Në këtë zonë, AKZM-ja thotë se mund të zhvillohen ecje me biçikletë, ngjitje mali, ecje sportive, kalërim, ski dhe disa aktivitete të tjera. Në hartë janë edhe gjurmët e disa përrenjve, por siç rezulton, pjesa më e madhe e ujërave të zonës është futur në tubacion, deri në afërsi të qytetit të Kukësit.

“Do luftojmë për këto troje!”

“Fiks Fare” bisedoi me qindra banorë të disa fshatrave në Njësitë Administrative Topojan dhe Shishtavec, që dolën për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve të reja në këtë zonë. Ata kundërshtojnë veprimet e qeverisë, e cila ka miratuar dhënien e HEC-eve në këtë zonë, pasi prish bukuritë natyrore.

Ata thonë se do ta mbrojnë zonën me gjak, ndërsa shprehen se për atë tokë kanë luftuar të parët e tyre me serbët dhe tani do të luftojnë ata me shqiptarë për të mbrojtur zonën. Sipas tyre, zona mund të bëhet edhe më tërheqëse për turizëm.

“Me veprimet e pushtetarëve prishet i gjithë ekosistemi”, thotë një banor, ndërsa një ambientalist shton se “prishet i gjithë ekosistemi, pasi zona është Park Natyror i mbrojtur dhe HEC-et dëmtojnë zonën”.

Gazatarët e “Fiks Fare” konstatuan se pjesa e lumit, ku nuk janë ndërtuar HEC-et, është plot me ujë, ndryshe nga pjesa tjetër e tij ku janë ndërtuar HEC-et. Ndërkohë janë parashikuar për t’u ndërtuar disa HEC-e edhe pranë një ujëvare, ku është parashikuar që uji i saj të futet në tubacion.

“Fiksi” shkoi edhe në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, në fshatin Novosej dhe Shishtavec. Zona ishte mbuluar nga dëbora, ndërsa në këtë vend zhvillohet edhe Kampionati Kombëtar i Skive. Sipas bamorëve, zona është një mrekulli, si në verë, ashtu edhe në dimër, e mund të shfrytëzohet për turizëm.

“Nëse bëhen HEC-et, ne s’kemi as ujë për vaditje, do të prishet gjithçka. Edhe patatet që mbjellim në këtë zonë”, thonë ata, ndërsa kanë një thirrje për qeverinë. “Të ndalen HEC-et!”.

Institucionet janë kundër HEC-eve, por…

Sipas VKM-së së datës 21 dhjetor 2011, zona Korab-Koritnik është shpallur “Park Natyror”. Në datën 2 shkurt 2018, KKT-ja miratoi lejet e ndërtimit për 5 HEC-e; “Zaje”, “Tujan”, “Xhaferraj”, “Kollovoz” dhe “Novosejë”, të gjitha brenda Parkut Natyror.

“Fiks Fare” investigoi të gjithë procedurën e HEC-eve në zonën e Topojanit dhe Shishtavecit, ku rezultoi se banorët nuk janë pyetur. Krah tyre është edhe Bashkia e Kukësit. Bujar Muçmata, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë thotë se “jemi kundër ndërtimit të HEC-eve”.

Ndërkohë, përgjegjësi i Administratave të Zonave të Mbrojtura në Kukës thotë se zona është e mbrojtur dhe është kundër ndërtimit dhe pro banorëve. “Fiksi” komunikoi me drejtorin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Kukës, i cili tha se i ka çuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit vetëm informacionin që i ka çuar Bashkia Kukës, pra që janë kundër.

“Fiks Fare” siguroi disa dokumente, ku rezulton se më 21 qershor 2013, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, Agjencia Kombëtare e Mjedisit miratoi lejen mjedisore. Por kjo leje nuk hyri në fuqi, pasi skadoi afati.

Ndërkohë, sipas një dokumenti të datës 5 korrik 2017, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dha një tjetër vendim për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në zonë. Në këtë dokument thuhet se para miratimit duhej pyetur edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Në dokument citohet se, “shoqëria koncesionare ‘Reka Energy’ ka ndryshuar gjurmën e projektit, duke nxjerrë jashtë kufijve të sipërfaqes së kërkuar zonën qendrore të parkut, në të cilën nuk lejohet të kryhen veprimtari ekonomike e industriale’. Për këtë arsye, AKZM-ja dha këtë mendim.

“Fiksi” pyeti edhe zyrtarin që vulosi ndërtimin e këtyre HEC-eve, Zamir Dedejn, drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ai thotë se zona në fjalë është Park Natyror, kategoria e tretë e mbrojtur. Ai thotë se ka dhënë mendim për vlerësimin e ndikimit në mjedis, pasi AKZM-ja nuk pyetet. Sipas tij, duhet një vendimmarrje tjetër dhe për mendimin e tij të mos ndërtohen HEC-e në zonë.

Pra, siç rezultoi, Dedej ndryshe ka firmosur dhe ndryshe deklaron në intervistë. Madje, ndryshe ka menduar kur ka qenë jashtë zyrave shtetërore dhe ndryshe mendon tani. Të gjitha institucionet shtetërore deklaruan njëzëri se prishet mjedisi, por faktet treguan se procedurat vijuan, deri në KKT, me miratimin e lejes së ndërtimit. Tch

 

Next Post
Komisioni për matjen e territorit të Kosovës ende pa punë

Kosovë/Dështon sërish përpjekja për Demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In