Shkarkohen dy punonjës të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, të cilët u filmuan nga emisioni investigativ “Stop” duke marrë rryshfet në këmbim të favoreve.
Vendimi për shkarkimin e punonjësve të IKMT u mor menjëherë pas shfaqjes së pamjeve në televizionin KLAN, ku dy inspektorët Aneld Këndezi dhe Bledar Pullazi shfaqeshin duke marrë rryshfet.
Vendimi për shkarkimin e tyre u mor nga Drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Dallëndyshe Bici. IKMT deklaron se ndaj tyre do të kërkohet ndjekje penale.
Vendimi u mor menjëherë pasi emisionin investigativ “Stop” transmetoi filmimet ku dy punonjësit shfaqeshin në proces korruptimi teksa ishin duke kryer detyra publike.
IKMT falënderon mediat dhe inkurajon çdo denoncim kundrejt personave që përfitojnë nga detyrat publike duke abuzuar. Po ashtu IKMT thekson se ngjarja nuk duhet të zbehë besimin e shqiptarëve në punën e këtij institucioni.
https://www.youtube.com/watch?v=C-ww3YuR1gA