Pas skandalit me sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldërvishaj, policia ka arrestuar edhe katër anëtarë të tjerë të këtij spitali, të cilat dyshohen se janë të përfshirë në aferën korruptive.
Ndërkohë, janë zbardhur identitetet të arrestuarave. Ato identifikohen me emrat: Sidorela Çela, Sheqerije Koci, Mira Bushi dhe Rukije Hoxhaj. Kjo e fundit punonte sanitare, ndërsa të tjerat shëbenin si infermiere në spitalin COVID 2.
Bashkëpunimi në skemën abuzive të sanitares me infermieret është zbuluar nga prokuroria, pas kqyrjes së telefonit të Tires, raporton Vizion Plus.
Alldervishi mashtroi vajzën e një pacienteje me COVID duke i marrë 8 milionë lekë të vjetra.