Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg ish drejtoreshën e jetimores së qytetit Albana Llazani, pas skandalit seksual që plasi disa javë më parë.
Drejtoresha e Qendrës rezidenciale për fëmijë akuzohet për shpërdorim detyre.
Sakaq, seanca po vijon për katër punonjësit e tjerë të jetimore, mbi të cilët gjithashtu rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Java/ a.k