• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i ri i Haxhinastos, krijoi monopol të dytë me kolaudimin e mjeteve të transportit ushqimorë

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse të gjitha automjetet që qarkullojnë në Shqipëri janë të detyruara të shkojnë e të bëjnë kolaudimin vetëm te një kompani, me tarifat që vendos ajo, tashmë një tjetër situatë monopol është krijuar në këtë treg. Bëhet fjalë për disa mijëra automjete të cilat bëjnë transportin e produkteve ushqimore. Një firmë e vetme ka marrë të drejtat për të bërë kontrollin teknik të tyre, por këtë herë pa tender, por vetëm me një urdhër të ish-ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto. Me anë të nje shkrese, në datën 3 gusht 2016, Ministri ka urdhëruar emërimin e një kompanie të vetme për të bërë këtë kontroll.

Por kjo situatë ka alarmuar tregtarët e ushqimeve, pasi kur janë njohur me listën e tarifave, shumë prej tyre e kanë patur të pamundur të bëjnë kolaudimin. Çmimet që ka vënë kjo firmë variojnë nga 30 deri në 60 mijë lek të rinj për një mjet të vetëm, në një kohë që një firmë mund të ketë mesatarisht 10 deri në 15 të tilla. Shoqata e shqiptare e industrisë së ushqimit, i ka nisur dhe një letër ministrisë ku i kërkon liberalizmin e këtij tregu me më shumë se një kompani, në mënyrë që të ulen tarifat, ndërsa nga ana tjetër i kujton se janë shkelur rregullat pasi ky lloj kolaudimi ligjërisht duhet vetëm për mjetet që ekspertojnë produkte jashtë.

Për automjetet e tipit ATP, duhet të kryhet një lloj kontrolli teknik i veçantë nga shoqëria Shpresa.AL e vetmja që e ka këtë të drejtë, brenda datës 01.09.2016, pasi në të kundërt pas kësaj date këto automjete rrezikojnë penalizimin me gjoba që variojnë nga 30.000-80.000 lekë. Thënë këtë, drejtuesve të këtyre mjeteve u është dhënë nga një listë çmimesh në të cilën përcaktohen tarifat e kryerjes së këtij kontrolli sipas kategorive përkatëse të cilat variojnë nga 30.000- 60.000 lekë.

Tregtarët thonë se janë gjetur të papërgatitur me këtë urdhër të ri, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 shtator dhe u është komunikuar nga inspektorët rrugorë. Nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim zyrtar për miratimin e tarifave që janë vendosur, por këtë e ka bërë vetë kompania. Në faqen zyrtare te Drejtorisë së Transportit Rrugor thuhet në një njoftim të fundit se është bërë gati lista e ekspertëve për kolaudimin e këtyre mjeteve, por kur klikon aty del vetëm një emër.

vizionplus

ma.me

Next Post
Vettingu, gjyqtarët e Krimeve të Rënda kërkojnë rishikimin e Kushtetutës

Vettingu, gjyqtarët e Krimeve të Rënda kërkojnë rishikimin e Kushtetutës

Comments 1

  1. Beni says:
    9 years ago

    Duhet terhequr zvarre keta qe krijojne monopole te tilla per te vjedhur shqiptaret e kta pisa per te mbushur xhepat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In