• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i qofteve: Brumi dhe mishi i qofteve gatuhen në dysheme

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” vijoi me investigimin më të fundit që ka të bëjë me mënyrën e prodhimit të qofteve në një punishte të Tiranës dhe të Korçës.

Këtë herë, një bashkëpunëtore e emisionit “Fiks Fare”  arriti që të punësohej në një punishte prodhimi qoftesh pranë rrugës “Bardhyl” në Tiranë. Subjekti Tirana Meat Center, kërkonte prej kohësh një punëtore e cila duhet të ndihmonte në përgatitjen e brumit të qofteve Që në ditën e parë të punës “punëtorja” e re  u përballë më një situatë alarmante.

2
Pronari, i cili ndihmonte në grirjen e mishit dhe të dhjamit të derrit, e kishte mbledhur atë në qese plastike dhe  vendosur ne dysheme. Gjatë kohës që makina grinte, pronari mblidhte copat e dhjamit të rënë në dysheme dhe i hidhte në grirëse.

E njëjta gjë ndodhte edhe gjatë përgatitjes së brumit. Në momentin e përzierjes ai trajtohej pa dorëza nga njëra prej punëtoreve. Një pjesë e brumit kish rënë në tokë. Por edhe në këtë rast punëtorja e mblodhi dhe e futi sërish në përzierjen e përgatitur. Nuk respektohej asnjë kusht higjenik.

3

Edhe në këtë punishte, formula e përgatitjes ishte e njëjtë: pak mish derri, stomak pule dhe dhjamë.

Në këtë subjekt pas njoftimit të bërë nga gazetarët e fiksit u ushtrua një kontroll edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, drejtoria rajonale e Tiranës. Pas kontrollit inspektorët e këtij autoriteti konstatuan kushte të papërshatshme të ambienteve në të cilat punohej, në mure kishte lagështirë, dhe ambienti nuk ishte i ndarë në dhoma të veçanta apo sektorë të veçanta siç e përcaktojnë kushtet e vendosura në momentin e liçensimit. Ky subjekt kishte dy etiketa të miratuara, njërën në të cilën pretendonte se prodhonte me mish viçi dhe në tjetrën më mish derri. Pronari i këtij subjekti pranoi që për momentin prodhonte vetëm qofte të përgatitura me mish derri. Të ndodhur në këtë situatë inspektorët e AKU-së morën masën e bllokimit të aktivitetit deri në momentin e daljes së përgjgijes së analizave higjeno – sanitare të qofteve të marra për analizë nga një parti prodhimi e caktuar.  Gjithashtu këtij subjekti ju lanë edhe detyra për plotësimin e kushteve higjeno sanitare të ambienteve ku punohet dhe prodhohet.

4

Po mbrëmë, në qendër të emisionit u vu një tjetër qytet. “Shtëpia e prodhimit të kërnackës”, Korça.

Në mes  të pazarit të Korçës ndodhet një nga pikat më të famshme dhe të vjetra që tregton kërnacka. “Kërnacka Tushka”. Pronari i kësaj pikë shitje, pranon që kanë më shumë se 20 vjet që e ushtrojnë këtë aktivitet, të liçensuar. Sipas tij janë ushtruar disa kontrolle nga AKU Korçë, dhe kanë qënë në rregull.  Por ai nuk pranon t’i tregoj se ku i prodhon kërnackat, jo vetëm bashkëpunëtorëve të fiksit por ajo çka është me e rënda as inspektorëve te AKU-së. Gjatë kontrollit të ushtruar inspektorët hasën një kundërshtim të pronarëve për vënien në dispozicion të dokumentacionit shoqërues dhe që vërtetonte gjurmueshmërinë e produktit final. Në një intervistë për Fiks Fare, pas ushtrimit të kontrollit  njëri nga inspektorët e Aku-së Korçë, deklaroi se ky biznes u gjobit në masën e 300 mijë lekëve të reja dhe bllokua aktiviteti për shkak se nuk  deklaron se ku i merr qoftet edhe pse pretendon se ka një punishte  që prodhon qoftet. Për këtë arsye ata njoftuan edhe organet kompetente si policia dhe prokuroria për të vijuar më tej me hetimin e kësaj çështje.

5
Pas këtyre fakteve, Fiks fare mori mostra të qofteve të shumë kompanive që janë sot në treg dhe të punishteve të xhiruara nga ky emision, të cilat i çoi më pas për analiza në laboratorin e AKU-së, i cili realizoi analizën mikrobiologjike.

Pas analizimit rezultoi se qoftet kishin ngarkesë mikrobike  brenda normave të lejuara. Në të gjitha mostrat e analizuara sipas specialistes së AKU-së Tiranë, Rovena Jahelezit ngarkesa mikrobiologjike është brenda normave. Ajo theksoi  se analizat kanë dalë mirë për atë parti që ata kanë marrë mostra për analizë. Kjo nuk do të thotë që të gjitha partitë  e tjera kanë dalë mirë apo do të dalin mirë pasi çdo prodhim duhet të shoqërohet me një flet analizë. Por kjo analizë bëhet nga vetë subjekti, në formën e autokontrollit.

6

Pavarësisht se brumi i qofteve mblidhet nga dyshemeja, analizat mikrobiologjike që kreu AKU  kanë dalë brenda normave.

Përsa i përket mashtrimit që këto punishte i bëjnë konsumatorit, sot në Shqipëri nuk ka një laborator që të përcaktojë përbërësit e këtyre prodhimeve në bazë të etiketës të miratuar, ndaj duhet të mjaftohemi me atë që lexojmë nëpër etiketa.

7

Next Post
(Video) Armando Sadiku bombardon portën e Villarealit

(Video) Armando Sadiku bombardon portën e Villarealit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In