• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Skandali me qendrat shëndetësore/ Rama në Mirditë: E zbuluam nga qytetari i thjeshtë

by Java News
04/02/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Mirditë ku ka vizituar Qendrën Shëndetësore të Domgjonit pas një ankese në platformën e bashkëqeverisjes.

Ka qenë një qytetar që ka denoncuar faktin se në këtë qendër Shëndetësore nuk ishte lidhur energjia elektrike, por pas këtij denoncimi janë zbuluar se vetëm në Mirditë ishin pa energji elektrike 30 qendra shëndetësore e akoma më keq sipas kryeministrit qindra mijëra në të gjithë Shqipërinë.

Ai tha se u desh informacioni nga një qytetar pasi nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit parësor nuk ka ardhur ky informacion me vite. Rama e quajti shprehje flagrante të degradimit të shtetit nga politika e tepsisë. Kryeministri tha se falë ankesës së një qytetari në ëëë.shqiperiaqeduam.al është shkarkuar Drejtori i Shëndetësisë në Domgjon.

“Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale. Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare✌🇦🇱”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa më tej ai deklaroi se megjithëse u duk si absurditet ky informacion, doli të ishte një situatë e pabesueshme por realiteti.

“Në fakt ne erdhëm këtu sot jo sepse është bërë ndonjë çudi apo sepse u zgjidh një rast pasi në platformën e bashkëqeverisjes që ka vetëm 3 muaj që është ndezur si ekran për të gjithë qytetarët janë zgjidhur mijëra raste por erdhëm këtu sepse u desh një qytetar që mori vesh se nuk është lidhur akoma energjia elektrike. Në fillim u duk si absurditet pastaj kur u futëm më thellë, ministrja u angazhua vetë, zbuluam një situatë të pabesueshme që nuk ishte vetëm kjo qendër por ishin 30 Qendra Shëndetësore në Mirditë që nuk ishin bërë lidhje me energjinë elektrike dhe disa qindra mijëra Qendra Shëndetësore nëpër Shqipëri që nuk kishin bërë lidhje.

Një gjë e qartë që tregon se sa shumë punë kemi për të bërë shtetin. Ne kemi Drejtori Rajonale të shërbimit Parësor por kur vjen një informacion i tillë na ka munguar me vite. Ky është realiteti, s’kemi çfarë të fshehim. Shprehje flagrante e degradimit të shtetit nga politika e tepsisë. Shko drejtor ti aty, ti këtu dhe drejtori e ka pas mendjen për punët e veta. Ne po bëjmë diçka që erdhi si rezultat i ankesës së një njeriu. Platforma e bashkëqeverisjes funksionin. Koha kur qytetari trajtohej keq dhe nuk kish xhami e kishë ku të falej ka mbaruar”, deklaroi kryeministri. (Balkanëeb)

Next Post
Espanyol ndal Barcelonën në barazim 1-1

Espanyol ndal Barcelonën në barazim 1-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In