Ka indinjatë në Europën Perëndimore për një listë të zezë që presidenti rus Putin ka hartuar, me 89 personalitete, e cila është hartuar si përgjigje e sanksioneve perëndimore, pas krizës ukrainase. Zhurma për këtë listë të zezë shpërtheu pasi një deputeti gjermna dhe tre kolegëve të tij holandezë ju refuzua dhënia e vizës për të hyrë në Rusi. Reagimi i fortë erdhi nga shefja e diplomacisë së BE Mogerini, e cila tha se kjo listë është tërësisht e pabazuar, arbitrare dhe e pa asnjë sqarim paraprak apo transparencë minimale.
Në listë bëjnë pjesë 89 persona, politikanë dhe figtura publike perëndimore, mes të cilëve zv.shefi i grupit të CDU në Bundestag Michael Fuchs, europarlamentari i gjelbër Daniel Cohn-Bendit, shefi i grupit të të gjelbërve Rebeca Harms, Bernd Posselt i CSU, zv.sekretarja e mbrojtjes e SHBA Katrin Suder etj. Emrat më të shumtë në listën e zezë janë nga Polonia, plot 17 zyrtarë. Diplomacia ruse thotë se nuk është e detyruar ta publikojë listën e saj të zezë. “Asgjë s’na detyron, as ligji rus, as detyrimet ndërkombëtare”, tha ambasadori i Rusisë në Bashkimin Europian Vladimir Cizhov.









