Presidenti Ilir Meta ka sulmuar gazetarin Sokol Balla pas një shkrimi kritik që ky i fundit kishte bërë mbi vendimin e Komisionit të Venecias i cili konkludoi se kreu i shtetit kishte shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve vendore.
Fill pas shkrimit kritik të moderatorit të njohur, Meta ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj tij duke shfrytëzuar mediat pranë tij.
Ndërkohë, ajo që është më skandalozia, është reagimi përmes një zëdhënësi të tij duke e sulmuar personalisht Ballën, duke i përmendur nënën e dy fëmijëve të tij.
“Kol Sallakja që i kërkonte Metës ta ndihmonte për t’i futur gruan në burg për korrupsion, tani i bën thirrje për burrni! Të keqen e Tao-Spiropalit!”, shkruan zëdhënësi i presidentit, duke përçuar mesazhin e Metës.
Teksa çdo ditë flitet për lirinë e medias, mirë është që ndonjëherë të dialogohet edhe për skizofreninë politike e cila herë pas here nuk kursen as fëmijë, gra dhe familjarë për të mbrojtur një karrige pushteti./Tema/