Senatori Ike Ekweremadu, 60 vjeç, gruaja e tij Beatrice, 56 vjeç dhe “ndërmjetësi”, janë burgosur për komplot duke shfrytëzuar një të ri nga Lagos për t’i marrë veshkën.
21-vjeçari, një tregtar rruge nga Lagos, u soll në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar për të siguruar një veshkë në një transplant privat prej 80,000 paund në Spitalin Royal Free në Londër.
Ike Ekweremadu, 60 vjeç, një ish-zëvendës president i senatit nigerian, gruaja e tij, Beatrice, 56-vjeçare dhe Dr Obinna Obeta, 51 vjeç, u shpallën fajtorë për trafikimin e organeve sipas Aktit të Skllavërisë Moderne.
Ata tentuan t’i merrnin veshkën 21 vjeçarit për t’ia transplantuar vajzës së senatorit.
Ai tha se iu premtuan mundësi punësimi në Britani, dhe se ai e kuptoi se çfarë po ndodhte vetëm kur takoi mjekët në spital.
Thuhet se të pandehurit ishin përpjekur të bindin mjekët në Royal Free duke pretenduar se ai ishte kushëriri i Sonias, kur nuk ishte kështu në fakt.
Ndërsa është e ligjshme të dhurosh një veshkë, bëhet kriminale nëse ka një shpërblim me para ose përfitime të tjera materiale./m.j