Fiks Fare denoncoi sot veprimet e një avokati i cili duke bërë sekserin e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë të Kurbinit,arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Investigimi ka zbuluar se për këta gjyqtarë janë marrë 6 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë mekanizmmi
Qytetari Kastrijot Sula ankohet në Fiks Fare për mos mbylljen e çështjes penale për të vëllain e tij nga gjykata,ndërkohë që kishin paguar avokatin për këtë gjë. Ai tregon me fakte sesi babai i tij pagoi 10 milionë lekë të vjetra avokatin Sami Dema që vëllai i tij Besnik Sula të mos dënohej.
Në videot e transmetuara në Fiks Fare avokati Dema pranon se 6 mijë euro i ka marrë për t’ua dhënë gjyqtarëve të shkallës së parë që kishin çështjen ne gjykim, ndërsa tre milion lekë ai i ka marrë për veten e tij.
Z.Sula tregon në Fiks Fare se janë zhvilluar dy procese gjyqësore një kundrejt tij dhe tjetri kundrejt vëllait Besnik Sula dhe babait të tij, Avdi Sula, që të dy të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Për këto procese avokati Dema ka kërkuar dhe marrë 3 milion lekë të vjetra për veten e tij dhe 6 mijë euro për gjyqtarin, që të lironte të pandehurin Besnik Sula.
“Na ka përmendur një gjyqtar me mbiemër Arapi , emrin nuk ja di. Për atë thoshte se i kishte eurot” thotë për kamerën e Fiks Fare qytetari Kastrijot Sula.
Gjatë këtij procesi, babai i dy të pandehurve ka marrë përsipër fajësinë dhe është dënuar.
Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, me kryesues gjyqtarin Aurel Arapi në 21 shtator 2016 vendosi pushimin e çështjes penale për të pandehurin Besnik Sula dhe shuarjen e masës së sigurisë për të.
Prokuroria e apeloi vendimin e Gjykatës së Kurbinit dhe dy vjet me pas Gjykata e Apelit të Tiranës ,shpalli fajtor të pandehurin Besnik Sula për kultivim të bimëve narkotike duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burg.
Pra Gjykata e Kurbinit pushoi çështjen penale për të pandehurin Besnik Sula, kurse Gjykata e Apelit e dënoi.
Fiks fare solli bisedën e avokatit me qytetarin, ku ky i fundit i kërkon llogari se ku kanë shkuar paratë që familja e tij i dha për gjyqtarit që do të lironin nga akuzat të vëllain
Në bisedë avokati Dema shpjegon sesi janë shpenzuar shuma prej 6 mijë eurosh. Ai thotë se i ka çuar atje ku ju kishte thënë, pra tek gjyqtari ” më tej nuk kisha takat të çaja” shprehet avokati Dema në video.
Kur qytetari dhe kunata e tij shkojnë sërish tek avokati për të kërkuar kthimin mbrapsht të 6 mijë eurove të destinuara për gjyqtarët, meqë gjykata e apelit e dënoi të pandehurin Besnik Sula, , avokati Dema ndryshon sjellje, mohon t’i këtë marrë 6 mijë eurot për gjyqtarët, por shprehet se i ka pasur shpenzime gjyqësore atë shumë.
“Ato 6 mijë euro nuk dilnin as për naftë poshtë e lartë” shprehet Dema.
Pas këmbënguljes së qytetarit për një përgjigje se ku kanë vajtur paratë e tij, avokati duke i bërtitur të largohet duke e dhunuar qytetarin.
Biseda e avokatit Sami Dema me familjarët e të pandehurit Sula:
Avokati-Qeshtu, po ju them, unë po u’a bëj me be, qe te beja e Zotit, kam punuar si të jetë për babain tim. Me ndershmërinë më të madhe. Për kryt të fëmijëve s’ju kam deviju mbi gja, bereqetin ua kam bo. E kena diskutu si i bëhet, me sa lekë mbyllet kjo çështje. Të kam thënë për Zotin o Besnik nuk e kam mirë me qa ta. A të kam thënë qe kështu. Po thuj mo thuj troç tha. Me e mbyll edhe me 6 ( mijë, euro) je i knaq. Atje të thash janë dy gjyqtar, me 6. Po ta them kështu me be. Po jo tha, thash me e mbyll me tre thash të jesh i kënaq, po me 6 … hallexhi jena. Ka thënë ky a të ngelet hatri me të dhënë më pak, a më ke thënë qeshtu. Po ku ta gjej i thash. Megjithatë i kam thënë kaq, në qoftë se rregullon aq, edhe 5 të paktën do bënin punë. Dështoi puna se ashtu dështoi për të gjithë a kupto, vetëm një gjë, unë Sami Dema, shetebenë e Zotit Sami Dema, për ça më keni autorizuar i kam bërë. Mbrapa, keni hall. Halli diku tjetër, doli ashtu. Për qato, vër dorën në be, ku të doni kam 4 kalamaj, nëse kam fut lekë nga 6 mijë eurot, vetëm atë 3 mijëshen që m’ke dhënë. Qe ky ka qenë muhabeti.
Qytetari-Kur u futa këtu, të thash o Sami si është puna, unë the për Zotin s’kam takat. Më ke thënë s’kam takat.
Avokati-Dëgjo.
Qytetari-Më ke thënë s’kam takat për Gjykatë të Apelit.
Avokati-Po.
Qytetari-Më ke thënë s’kam takat. Tashti unë me qenë avokat, ec vet, me qenë gjyqtar ec vet, me qenë prokuror ec vet, nuk vij te ti. Prandaj t’kam tha, me ec në apel, gjykatë të lartë, dreq e të birit, duhet të ecësh ti, jo unë. Më the s’kam takat. Të thoja unë pak a shumë sa shkon, të 6 mijë më ke thënë. Shty e shty gjyqin.
Avokati-Të thash
Qytetari-Shty gjyqin, shty gjyqin.
Avokati-Jo, jo…
Qytetari-PO hë pra..
Avokati- Ta shpjegova, unë e kam pas detyrimin absolut deri në gjykatë të shkallës së parë.
Qytetarja shkon të takojë sërisht avokatin Dema për kthimin e 6 mijë eurove
Avokati-Ulu.
Qytetarja-Si është puna, se plasa t’u dëgju robt, jo po knej, jo po anej. Për ato lekë që janë marrë , a janë marrë për burrin tim a për çfarë janë marrë?
Avokati-Jo, jo, thash ke marr për punë pune. S’janë asgjë ato as naftën nuk e kanë justifiku.
Qytetarja: Ore ti smë ke kërkuar lekë për naftë mua, më ke kërkuar lekë për të më mbaru punë.
Avokati: Po për naftë pra, duhet naftë me maru punë,kam shpenzime, kam pagesa , kam taksa kam gjana…
Qytetarja: Po për gjyqtarët, për ato gjanat?
Avokati: S’kam punë me gjyqtarët unë, le të ketë kush të dojë.
Qytetarja rikthehet bashkë me kunatën tek avokati për të marrë paratë
Qytetari-Duhet me u sqaru.
Qytetarja-Unë sa i kam marr lekët, i kam paguar naftë , taksa gjana.
—Avokati-Punët e mia.Po 3 miljonë e kam për të thënë ça i duhet ça si duhet.
Qytetari-Po 6 miljonshi.
Avokati-S’di gjë unë s’kam punë me të.
Qytetari-Si S’di gjë?
Qytetarja-Jo hajde sqarohu brenda tani.
Qytetari-Si, hajde më kallzo lekët mua tani.
Avokati-Të kam thënë njëherë,e kam bërë me atë.
Avokati-Pushim thotë.
Qytetari-Shife, pushim çështje.
Avokati-Po kështu ka qënë atëherë.
Qytetari-Po si ka qënë?
Avokati-Nuk duhet të ndiqet çështje penale.
Qytetarja-Nuk ka pushim çështje.
Avokati-Ti do me u rraf?
Qytetari-O zotni jo me u rraf.
Qytetarja-Jo, jo s’kemi për tu rrafur.
Avokati-Dil jashtë.
Qytetari-Mos prek avash njëçikë.
Qytetari-6 mijë euro ku e ke çuar për këtë.
Avokati-Ik tashti.
Qytetari-Jo mo zotni.
Avokati-Ik të thash hej, ik të thash (e shtyn me force qytetarin).
Qytetari-Prit se marr 129.