Një grup gazetarësh nga Shqipëria janë bllokuar ditën e sotme në kufi në Kapshtisë nga pala greke, duke mos i lejuar që të ndjekin takimin që Edi Rama do të ketë ditën e nesërme në Selanik me shqiptarët.
Pas kësaj ngjarjeje skandaloze, ka reaguar edhe “Safe Journalists” duke iu bërë thirrje autoriteteve greke që të lejojnë gazetarët të kalojnë dhe të kryejnë punën.
“Autoritetet greke u kanë ndaluar sot hyrjen gazetarëve dhe ekipeve televizive shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës. #SJN po monitoron nga afër këtë situatë dhe u kërkon zyrtarëve që të lejojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre”, thuhet në reagim.
Pas më shumë se tre orësh “terror”, dhe Athina zyrtare ka vendosur që më në fund t’u kthejë pasaportat dhe t’i lejojë që të kryejnë punën e tyre.