• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skandali në Shkodër, Klosi: Duhet reformë në sistemin edukativ

by
09/07/2015 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për dhunë ndaj fëmijëve të jetimores së Shkodrës është ngritur si shqetësim në seancën e sotme kuvendore nga deputetët e Partisë Demokratike.

Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi lidhur me ngjarjen deklaroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që ngjarja të mos përsëritet. Sipas tij, qendra në dy vitet e fundit kishte pësuar një ndryshim rrënjësor.

“Në vitin 2013 qendra ishte e mbushur me borxhe, kishte mungesë medikamentesh dhe infrastruktura ishte e rrënuar”, tha Klosi. Sipas tij, menuja ushqimore ishte e papërshtatshme, 10 mijë dollar në borxhe, infrastrukturë e rrënuar, fëmijë të lënë në mëshirë të fatit. “Nga viti 2013 deri në 2015 janë kthyer mbi 10 fëmijë në familjen biologjike, qendra nuk ka borxh të mbartura dhe fëmijët shkojnë nëpër aktivitete. Ishin në Velipojë atë ditë që ndodhi ngjarja. Nuk po mbroj as stafin dhe as drejtoreshën, por menaxhimi i asaj qendre është shembull dhe nuk dua të mbrojë njëri, por dua të theksoj se problemi qendron tjetër kund. Ajo që ka ndodhur në atë qendër ka të bëjë me sistemin edukativ dhe në këtë drejtim duhet reformë dhe strategji. Duhet bërë testim çdo vit për edukatorët”, u shpreh Klosi.

Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë u shpreh se është i gatshëm të pranojë ndihmën e opozitës si partnere të qeverisë në zhvillimin e vendit. Ministri Klosi tha se Shqipëria falë marrjes së statusit kandidat, falë punës së qeverisë në këto dy vitet e fundit ka akses në programe dhe projekte të cilat në kohën kur ju drejtonit vendin nuk mund të imagjinoheshin. “Nesër kemi një takim punonjësit social të të gjithë Shqipërisë dhe ju jeni të thirrur. Do të jenë edhe nga qendra e Shkodrës, ku punonjësit janë atje për shumë vitesh, edhe kur ishit ju. Jeni të ftuar dhe jo se u hap debati këtu, por ju takon të jeni e të  jepnin kontributin tuaj, pasi shërbimi social, kujdesi për fëmijët kanë nevojë për projekte, strategji, reformë dhe bashkëpunim”, tha Klosi.

Next Post

Skenari i ri i fundit të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In