• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali në Rezervën e Shtetit… si shiten makinat e konfiskuara të qytetarëve

by Java News
04/10/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha mjetet që bllokohen apo konfiskohen dërgohen dhe ruhen në “Rezervat e Shtetit”. Por nëse mendoni se ato qëndrojnë aty të sigurta, e keni shumë gabim.

Me njohje dhe para mund në këtë institucion mund të marrësh mjetin që dëshiron. Kjo tregohet fare qartë në këtë kamera të fshehtë të publikuar mbrëmjen e sotme nga emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Një qytetar pas disa takimeve me magazinierin, arrin të blejë nën dorë, një motor “vespa”.

Gjithçka ndodh në thyerje të ligjit për objektet, që duhet të ishin nën ruajtje.

Qytetari – Mirë?

Roja – Mirë.

Qytetari– Magazinieri ku është?

Roja – Kush je ti?

Qytetari – Po çfarë rëndësie ka?

Roja – Po je në territorin e Ministrisë së Brendshme, si çfarë rëndësie ka. Ty nuk të lejohet të hysh këtu brenda fare, more burrë.

Roja- Urdhëro do të të sqarojë diçka ky.

Capture

Magazinieri- Si je?

Qytetari- Mirë, si dukesh?

Magazinieri – Unë jam magazinieri i Rezervës së Shtetit dhe si depozitim i kemi ne këtu, çfarë do nga ato ti? Pëllumbi ka plot. Ka nga nga bllokimi, që është bërë. Lidhu dhe një herë më Pëllumbin.

Qytetari – A do flasësh ti me Pëllumbin?

Magazinieri– Çfarë të them unë? Më lër një numër telefoni, flas unë me atë dhe takohemi bashkë pastaj. Mos të presësh fare ti.

Qytetari-06x xx xx xxx

Takimi II

Magazinieri – Edhe, dëgjo se as nuk njihemi, se shumë muhabet po bëjmë edhe…

Qytetari – Të të bëj një pyetje? Vespa ka këtu? Motorr.

Magazinieri –Vespa ka, janë nja dy copë, një ia kam vënë vetë, ajo s’ka dalë akoma, po ia tërheq unë atë graf, është e imja u them, është një e bardhë pastaj, një e kuqe, një e bardhë, ajo e kuqja është model i vjetër.

Magazinieri – Po ta jap unë dhe me jep sa të duash, mos e vrit mendjen.
Qytetari – Seriozisht?

Capture 2

Magazinieri– Për Zotin! Atë të kuqin po ta jap, të bardhin po e mbaj vetë.

Takimi III

Qytetari – Po sot nuk e shohim dot?

Magazinieri- S’e kam atë çelësin aty, nuk e di. Ja kur të dali ky, i themi a ka ardhur Pëllumbi. Nëse ka ardhur Pëllumbi, të vijë ai ta hapi dhe ta shohim. Atë po e bëmë, do e bëjmë pa letra.

Qytetari -Si ?

Magazinieri – Pa letra do e marrësh.

Qytetari- Ta shoh, sesi është një herë.

Magazinieri– Po shikoje o burrë, unë të thashë ty, mos e vrit mendjen.

Magazinieri – Ne ç’a do bëjmë tani, do shkojmë të shohim vespat po aty janë dërmuar, se kanë ardhur nga policia rrugore. Janë të xxx , grupet s’i kanë fare, leshi-preshi , do vish t’i hedhësh një sy, ato që kam përjashta.

Qytetari- Po.

Magazinieri- Mirë, mbarojmë këto dhe çohemi.

Qytetari– Po kështu me këto, ju del gjë?

Magazinieri- Ç’a të lenë ndonjë gjë. Ore magazinieri është aq i rëndomtë, po aq me shumë vlerë, e kupton Visin. Nuk është ndonjë punë, që të thuash të bësh lek, po është një punë, që po nuk rrodhi, do pikojë. Magazina ka një gjë, po nuk rrodhi, do pikojë. Siç do vish ti do thuash, ke për të marrë dhjetë sheqer, lëri dy shokut, bëjnë apo nuk bëjnë këto, për mua kanë vlerë.

Magazinieri – O Pllumbi a e ke atë apo 11, nuk është gjyshi, çelësin e motorëve… hajde po të presim atje.

Magazinieri- Këtë Peugeot kam qejf ta marr për vete. Këtë Peugeot 307.

Qytetari – Ka motor të madh ?

Magazinieri – 1.9 naftë.

Qytetari – Do me e marr për vete këtë ti?

Capture 2

Magazinieri– Eeeee, ai slloni, që shitet dhe ky benzi këtu, që janë në shitje katër fenerësh 3.2. Hajde, se erdhi ky, hajde e shohim motorin.

Magazinieri 2– Si je?

Qytetari – Si je, si dukesh?

Magazinieri – Shoku im.

Magazinieri 2 – Do bëjmë një tip inventari.

Magazinieri– Po mirë.

Magazinieri – Ky dhe ai tjetri është për mua d.mth. Po shikoje, si është shkalafit.

Qytetari – Tani një pyetje, më fal, se ndoshta po flas dhe kështu me dash me….

Magazinieri 2 – Mos e rruaj fare.

Qytetari – Me dashtë me i marrë.

Magazinieri 2 – Jepi drejtim.

Qytetari – Si do…

Magazinieri 2 -Jepi drejtim, ja ku e ke.

Magazinieri – Lëre, se e kam unë. Pllumo ikëm ne. Rrofsh, flasim.

Magazinieri– Hajde e shikoje këtë vespën e kuqe këtu . Kjo është. Komandant ikëm ne, rrofsh.

Magazinieri – Këtë të kuqen ta taksa ty, që e kam timen . Shiko tani, për vespën e ke në dorë. Për punë kohe mund ta marrësh shpejt, unë s’jam vetëm. Por po qe ashtu, flasim prapë. Unë do ta lë diku, a kupton ndonjë gjë, do marrësh në tel, do shoh mundësitë e mia dhe do të të them.

Qytetari – Kur të duash ti.

Takimi IV

Qytetari – Çfarë do bëjmë, do e marrim?

Magazinieri – Me rob shpie e ke të marrë, po s’lejnë këta.

Qytetari- Sa lekë do ai?

Magazinieri- Më jep një 10 mijë lekësh, ngelim miq ne të dy, do u jap ndonjë kafe atyre, 2 mijë lekësh, 8000 mijë më ngelin mua, një 2 mijë lekësh do iu jap atyre.

Capture 5

Magazinieri- Për mua e ke të ndarë, se unë e nxora nga magazina. E kupton Visin? I thashë atij, tha jo kështu, se ashtu nuk ia mban xxx, e kupton?

Qytetari- Me çfarë të vij ta marr?
Dum-dum?

Magazinieri- Mos të duket xxx pra.

Qytetari- Me porto-bagazh e merr?

Magazinieri – E merr.

Qytetari – Shtrirë.

Magazinieri – Po shtrin sediljet mbrapa dhe tak…../tvklan.al

Next Post
Tronditëse! Fëmija 15-muajsh mbytet në legenin me ujë në banesë

Do dëbohej nga Italia/ Shqiptari merr me vete të birin 4 vjeç, kërcënon se do të hidhen nga dritarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In