Skandali në QSUT, Beqaj: Grup pune për ta hetuar rastin
Pas transmetimit në emsionin “Fiks Fare” një natë më parë, të pamjeve filmike çka tregonin neglizhencën e mjekut në urgjencën e QSUT për t’i dhënë ndihmë pacientes, duke i këkuar të largohej dhe të rikthehej në fillim të javës , ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se është ngritur menjëherë grupi i punës për të analizuar këtë rast.
“Ne po analizojmë rastin, në dy aspekte. Së pari, për të analizuar pjesën administrative brenda shërbimit të urgjencës dhe hallkave të atij shërbimi. Si dhe po vlerësojmë çfarë pjese lidhet me zbatimin e etikës mjekësore të mjekëve që janë të përfshirë në atë rast, për t’ia përcjellë Urdhrit të Mjekut”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.









