• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali në jetimore/ Ademi: Modeli aktual i vjetëruar, të ngrihen Shtëpitë Familje

by A R
24/05/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkomisioni për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje mbajti sot një seancë të posaçme për skandalin në jetimoren e Shkodrës. Në seancë u thirrën ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Ademi deklaroi se qendrat rezidenciale të quajtura Shtëpi të Fëmijës janë model i vjetëruar që nuk duhet të funksionojnë më në Shqipëri, ndaj propozoi që tani e në vijim të funksionojnë Shtëpitë Familje, të cilat i konsideroi si model i shkëlqyer. Voltana Ademi, kërkoi që për rastin konkret të analizohen shkaqet.

“Bie dakort që të merremi më pasojat, por më parë të shkojmë tek shkaku. Qendrat e fundit rezidenciale në Europë si këto që kemi ne sot që i quajmë Shtëpi të Fëmijës, janë mbyllur në vitin 2001, e theksoj në vitin 2001.
Kemi pasur disa diskutime për disa qasje që Bashkia Shkodër ka pasur me ministrinë për të parë ndryshe shërbimin social, territorial, lokal dhe bashkiak. Me një nismë të madhe për të ndryshuar situatën, në deinstitucionalizimin. Ne kemi pasur disa takime dhe kemi vijuar në vijimësi me organizatat e huaja, por kanë qenë shumë teknike këto takime jo vetëm politike. Politike në kuptimin e qasjes që vlejnë për të përmirësuar sistemin.
Dua të dal në një diskutim që shkon përtej pasojës, shkon tek shkaku. Kemi biseduar me ministrinë dhe shoqata për të ndryshuar situatën e emergjencës, për shkak të një presioni publik, situata sot është shumë e rëndë. Ne kemi nevojë për t’u marrë me emergjencat, por duhet të biem dakort se situata është e rëndë

Bashkitë nuk kanë asnjë mundësi për zhvillimin e qendrave rezidenciale. Qendrat rezidenciale janë modeli më i shëmtuar që mund të vijojë ende të mbeten në Shqipëri. Stafi aktual është rekrutuar gjatë viteve dhe ato janë menaxhuar bërë në nivel kombëtar dhe herë në nivel lokal.

E theksoj se Shtëpitë Familje janë model i shkëlqyer.

Në rastin e emergjencës në fjalë ne kemi propozuar të mbyllim qendrën, në Shkodër funksionojnë 12 Shtëpi Familje dhe janë model i shkëlqyer.
Po flas për qendrën rezidenciale ku ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur vetëm aty por në shumë të tilla në vend. Cështja e përgjegjësisë? Po është e Bashkisë dhe ne kërkojmë që të ndryshojë shërbimi menjëherë për këto Shtëpi të Fëmijës. Këta fëmijë në këto qendra rezidenciale duhet të kalojnë në Shtëpi të Familjes”., tha Ademi.

Next Post

Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiços, njëri prej tyre djali i Hysni Milloshit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In