• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali në Apelin e Vlorës/ Gjyqtarja jep dy vendime ndryshe për të njëjtën pronë!

by Java News
06/11/2018 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë veprimet e gjyqtares Brikena Ukperaj Lubonja, e cila ka dhënë disa vendime të ndryshme për një pronë. Fillimisht, gjatë kohës që ka qenë gjyqtare në Lushnje, ka dhënë disa vendime ku i jep qytetares Nurjeta Shefa një pronë, të përfituar me vendimin e kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 1995. Madje, ka dhënë edhe urdhrin e ekzekutimit për të liruar këtë pronë. Por, sa shkon si gjyqtare në Apelin e Vlorës, vendos se prokuroria duhet të hetojë për falsifikimin e disa dokumenteve, apo edhe për mbivendosje për të njëjtën pronë. Tashmë, qytetarja nuk di kujt t’i besojë, gjyqtares Brikena të Lushnjes, apo gjyqtares Brikena të Apelit Vlorë!

 

Qytetarja Nurjeta Shefa u ankua për herë të dytë në Fiks Fare, ku herën e parë denoncoi veprimet abuzive të disa punonjësve të Bashkisë Lushnje, të cilët i kërkuan lekë për të ekzekutuar pikërisht vendimin e gjyqtares Lubonja. Pas atij denoncimi, prokuroria arrestoi shefin e IKMT-së së Lushnjes, ndërsa qytetarja vijoi të endet në dyert e gjykatave. “Pas këtij vendimi që ka dhënë gjyqtarja, palët kanë hapur përsëri gjyq po për këtë pronë, megjithëse ishte ekzekutuar. Po e njëjta gjyqtare ka pushuar çështjen” thotë ajo.

 

Qytetarja shkon në Apelin Vlorë dhe takon gjyqtaren Brikena Ukperaj Lubonja. Ia shpjegon se në Lushnje mendonte ndryshe, ndërsa gjyqtarja i thotë se nuk mund të flasë për çështje konkrete. “Po nëse ka qenë për dorëheqje, unë e kam pranuar dhe nuk mund …” i thotë ajo. Më pas gjyqtarja i thotë mos t’i kërkojë llogari, dhe i thotë se “ndoshta s’ka të bëjë me çështjet (e lushnjes)”. Por në fakt, bëhet fjalë për të njëjtën pronë.

 

Pas këtij pretendimi, gazetarët shkojmë në Gjykatën e Apelit Vlorë, për ta pyetur personalisht gjyqtaren Brikena Lubonja. Gjyqtarja nuk pranon të flasë dhe nëpërmjet sekretares, pohon se dosja nuk është fizikisht në këtë gjykatë. Sekretarja thotë se, të gjitha pretendimet janë në dosje.

 

Gjyqtarja e ka dhënë dorëheqjen, siç pretendon edhe sekretarja, por ia ka rrëzuar kryetarja e Gjykatës së Apelit. Fiks Fare ka siguruar regjistrimin audio të këtij procesi.a

 

Pas kesaj vendimarrjeje, gjyqtarja Brikena Lubonja, ka marrë pjesë në këtë proces gjyqësor. Në fund ajo ka firmosur që çështja të rigjykohet, me arsyetimin se duhet një hetim nga prokuroria. Por në vendimin e dhënë në

 

gjykatën e Lushnjes ajo mendonte ndryshe, madje ne vendimin nr 42, dt 3 qershor 2014 ka vendosur të rrëzojë padinë për mosfillimin e procedimit penal për dokumentin e fitimit të kësaj prone. Pra, për të njëjtën pronë, kjo gjyqtare në Lushnje thotë se prokuroria nuk duhet të hetonte, ndërsa në Apelin e Vlorës konstaton dhe firmos se prokuroria duhet të hetojë edhe një herë dokumentin që mban vulën Agjensise se Kthimit dhe kompensimit të Pronave.

 

BISEDË MES QYTETARES DHE GJYQTARES

 

Qytetarja – Mirëmëngjesi zonja gjyqtare!

 

Gjyqtarja – Mirëmëngjesi!

 

Qytetarja – Si jeni, s’ia kaloni?

 

Gjyqtarja – Mirë, kush jeni juve?! Si fytyrë po më dukesh e parë, po nuk të mbaj mend.

 

Qytetarja – Po rastësia, se kisha një gjyq këtu, po kurioziteti po të pyes për diçka.

 

Gjyqtarja – Hë…

 

Qytetarja – Nurjeta Shefa.

 

Gjyqtarja – Nurjeta Shefa?

 

Qytetarja – Po.

 

Gjyqtarja – Po ku e kam dhënë këtë vendim unë?

 

Qytetarja – Këtu (në Apel) e ke dhënë në 24 maj 2017 vendimin. Nuk e gjykuat fare, 3-4 seanca. Ju duhet të bëni dorëheqje në këtë moment. Se ke dhënë në Lushnje vendimin.

 

Gjyqtarja – Shiko, unë nuk mund të flas për çështje konkrete

 

Qytetarja – Nuk mund ta besoj, që të japësh dy vendime në favorin tim në Lushnje dhe këtu në Vlorë të kthehet

 

Gjyqtarja – Ndoshta s’ka të bëjë me çështjet.

 

Qytetarja – Jo e njëjta çështje është, vetëm ndryshojnë emrat e njerëzve.

 

AUDIO E SEANCËS GJYQËSORE NË APELIN VLORË

 

Gjyqtari Hysen Saliko – Riçelim seancën gjyqësore për gjykimin e çështjes civile, me numër 2696, të datës 14.10.2015, i përberë nga treshja e gjyqtarëve Hysen Saliko, Brikena Lubonja dhe Gjinofeva Gaba. Dakord me trupin gjykues?

 

Avokati kundërshtar – Kërkesa jonë konsiston sepse, e nderuara gjyqtarja Brikena Ukperaj Lubonja.

 

Gjyqtari Hysen Saliko – Po.

 

Avokati kundërshtar – Ka gjykuar këtë çështje në konflikt gjyqësor.

 

Seanca tjetër

 

Gjyqtari Hysen Saliko – Sipas ardhjes në dijeni të pretendimeve të paditësit, gjyqtarja Brikena Lubonja ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështje, dorëheqje e cila nuk është miratuar nga kryetarja e gjykatës.

Next Post
Janë 4 të vdekur nga shembja e godinave në Marsejë

Janë 4 të vdekur nga shembja e godinave në Marsejë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In